Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2022

Ndoshta një ditë…

Shpresoj që kur të takohemi prap, të kemi vend mjaftueshëm për njëri tjetrin! Shpresoj që një ditë të shohim më shumë brenda jetës së secilit se sa thjesht fytyrat e buzëqeshura. Shpresoj që një ditë pasi të kemi lënë dyert hapur, të hapim edhe zemrën! Të transformojmë gjendjet e të mbetemi të njëjtët në dëshirën për të hasur edhe njëherë shikimet që mbeten të fotokopjuara cdo herë. Kur të gjithë të jenë në gjëmim të kohës për ta harxhuar, ne të zgjedhim një ditë për të qëndruar! Të zhbëjmë cepat e të brumosim me duar një zemër! Kur të gjithë të pluskojnë mendime për të zënë hapësirën ndërmjet, të zgjedhim arratisjen si të vetmen rrugë për të jetuar realitetin jashtë lentes së fotografimit. Zemrat marrin formë vetëm kur ndërveprojnë ndaj shpresoj që kur të shihemi prap të kemi një luginë hapësirash që të lejojë cdo rrahje të përjetojë veten. Të pranojmë se jemi kaq të ndryshëm me dëshirën për të qënë pikërisht kështu, të lirë, me dimensione të brendshme që na përkasin e që herë he

Mos harro, të dua shumë!

Kudo qofsh në botë, kur të mos kesh askënd për të përqafuar, mbaj në mëndje ditën më të lumtur tënden, rikujtoje cdo detaj dhe gëzoju ndjesisë, nuk ka emocion më të bukur se sa të dish që dikush në atë moment është pikërisht me ty, tek ty! Aty ku je tani, me mendjen sdi se ku, me zhurmën e brendshme e me trazirat e shpirtit, kujto dikë që të bën të lumtur, rikthehu tek ngjarjet që ndezën tek ty dëshirën, përjetoje edhe njëherë ndjesinë, merr kohën të ndjesh se dashuria është brenda teje, me ty, tek ty! Në një ditë bosh, mbushe shpirtin me dikë që me bindje e thua: do të jetë gjithmonë pika ime e dobët. Vlerëso kohën që keni ndarë bashkë, ule shpirtin në tokë edhe pranoje që e ke dashur fort. Rendit me mëndje të gjitha arsyet pse një zemër si e jotja e mbante zemrën e dikujt që u kthye si shtëpi për gjumë të ëmbël. Kudo që të jesh, ji ti!  Ato që vetëm vetes ja pranon, shquaja, ato që vetëm vetja ti pranon, dashuroi! Kujto se ke dashur fort, kujto sa fort të kanë dashur dhe lejoje veten