Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2018

Shpirti pikon fjalë...

Dita shuhet pak nga pak dhe yjet ngjan se po vijnë si mysafir një nga një, prag dera buzëqesh si një syth tulipanësh ngjyrë pjepër... Në darkë pasi mbyll dritaret ulet në heshtje duke ngopur veshin me melodi, ngjan se vallëzon me ritmin e dhimbjes që e ka marrë përdore dhe e rrotullon prej kohësh, është zemra e një gjysheje aristokrate flokë bjonde! Jeton në të tashmen, kokë e këmbë, mban peng në kujtesë vec lirinë e shpirtit, vallë sa jetë mban brenda jeta e saj?! A ja lexon në sy ti dhimbjen? Po dhimbja a të ulërin kur je përballë saj? Mua më vlon në shpirt dëshira të jem ajo, stoike e vlerave njerëzore që fjalinë e vetme të cilën nuk e njohu kurrë ishte egoizëm, e hijshme dhe e bukur, jo vec prej së jashtmi, po prej aty ku lind e kultivohet e gjithë qënia jonë, e bukur prej së brendshmi, e bukur prej zemre. Sa e sa herë do të jetë shkërmoqur shpirti saj kur gremina ja ka gllabëruar ditët e jetës, cudi si qëndron e pandryshuar ajo burrneshë, e mbaj mënd fort mirë ene