Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2016

…me ty jam ndryshe!

Nuk kam mundur të të them kurrë jo, e asnjëherë nuk e kam mohuar se gjithmonë do të bëja të njëjtën gjë, sepse ti nuk nxjerr në pah më të mirën time, ti më bën të jem ndryshe, më bën të jem vetja! Të jesh ndryshe, është të të kesh ty! Të jesh me ty, është të jesh vetja! Faleminderit që je…Që ndan me mua filmat e tu të preferuar, që më ke dashur pranë, për orët që kemi qeshur pafund, e për gjithcka ndez në ajër uniteti ynë! Nuk të dua vetëm për ditët kur nuk kam asnjë në krah, as në ditët ku dua të qaj diku, të gjithë e themi hidhur se “mik është ai që qëndron pranë nesh në trishtim, se në gëzim janë të gjithë”, jo unë nuk e dua ditën e trishtë të ta vesh edhe ty, të dua në horizontin më të gjërë, ku mëndjen e shpirtin e kam të qetë, të dua në rrethin e ngrohtë ku nuk mungon asgjë, të dua në rrezen e plotë të diellit, vetëm ashtu do të jepja një përqafim të fortë… Nuk më ke pyetur asnjëherë se si jam, sepse ti e di mirë kur mjaftohem duke të të thënë se kam nevojë të  rri n

Po të isha ti, do ikja nga unë!

Unë skam fuqi të të dua, se nuk dua, jo se nuk di! Nuk kam forcë të jem sa ti, se nuk mundem, se do të bëja të njëjtat gabime përsëri! Në atë grusht ore të mbledhur për ty, do gjeja shtegun e parë të arratisesha përtej vetes, duke vrapuar të përplas dyert fort e të mos kthej kryet as në trokitjen tënde! Sa të shtrenjtë e kam lumturinë time pasi njoha hidhërimin e të tjerëve. Në thesin tim kam mbyllur një shpirt të madh, edhe zemrën e kam mbështjellë mirë, brënda vetes nuk kam ngritur mure, kam vendosur kufinj. Po të isha ti, do ikja nga unë… Nuk dua të dua përsëri, kam frikë se dikush do më vjedhë prap mendimin, e kjo më largon me botën. Ma kthen të prekshmen në venitje të ngadaltë. Kam frikë ta rrezikoj dhe njëherë zemrën në kafaze dyer mbyllur, ku sytë do shihnin vetëm drejt teje. Është shumë e madhe bota për ta mbajtur lumturinë të vogël. Kam frikë se do të të lë vetëm! Kam frikë se do të të lëndoj! Do të të them se nuk ndjej asgjë e në boshllëkun që do të l

Kjo është për ty!

Në jetë ndodh të takojmë shumë njerëz... Disa t'i mbajmë përkohësisht e disa të na duan për pak, të tjerë ti duam për gjithë jetën e për sa të jetojmë të na duan në gjithësinë e tyre... Në vetvete ti përbën një gjë të madhe, ti je shumë të vogla bashkë. Ti, je e qeshura me zë të lartë, je ndryshimi tek unë! Të kam dashur pak, e sot të dua më shumë! Kam kuptuar se natën vonë, kur tik-taku orës zhurmon dhomën, ka dicka që rreh më fort dhe mposht cdo tingull, është rrahja e zemrës. Nga ky moment e në vazhdim, të premtoj se në fillim do të jem shoqja jote më e mirë, shtysa jote, forca e një dite të zymtë, rrugëtimi yt i besuar kur do të duash t’i zhdukesh ulje-ngritjeve të jetës… Të zgjedh ty, e të kërkoj që mbi gjithcka, të duash veten për atë që je, të duash jetën, me gjithecfarë ke! Të zgjedh ty, sepse me ty, kam forcën të bëj botën më të bukur! Më duket sikur cdo gjë, më ka sjellë drejt rrugës tënde, ndaj sot, të zgjedh ty, për gjithë njerëzit që nuk zgjodha në jet

Do kishim qënë të lumtur!

Do të ishte ditë e hënë e do të nxitonim në kafen më të afërt për të nisur një javë të vrullshme... Unë do të isha e shpenguar e do të stresoja me pyetjet e mia, ndërsa ti, ti do më ulje shpirtin në tokë me shikimin tënd! Ti je globi i rrotullueshëm e kudo të mbështes gishtin e di që do të gjej aty ty! Ti je paqja! Të bardhë e ke dhe fjalën. Ma bën të hënën një të premte pasdite, ma kthen hartën në rrugën time, më vesh me një muzikë që prej duarsh më fton në kërcim! M'u kujtove padashje ti, ndërkohë që dëgjoja këngën tënde të preferuar, më riktheve në atë botë ku mendoja se ishte e jona! Në ate botë ku një premtim kushtonte më shumë se gjithë pasuria e një jete, nën atë cati, ku të pohoja se të lumtur më bën njeriu, nën një diell, ku buzëqeshja më vidhej duke të të thënë symbyllur, tani të dua! Nuk do lëndonim askënd tjetër po të ishim bashkë, as nuk do njihnim të tjerë njerëz me fytyra të ndryshme e me gabime të njëjta, do kishim qënë të lumtur... Nuk do kis