Skip to main content

…me ty jam ndryshe!


Nuk kam mundur të të them kurrë jo, e asnjëherë nuk e kam mohuar se gjithmonë do të bëja të njëjtën gjë, sepse ti nuk nxjerr në pah më të mirën time, ti më bën të jem ndryshe, më bën të jem vetja!
Të jesh ndryshe, është të të kesh ty! Të jesh me ty, është të jesh vetja!
Faleminderit që je…Që ndan me mua filmat e tu të preferuar, që më ke dashur pranë, për orët që kemi qeshur pafund, e për gjithcka ndez në ajër uniteti ynë!

Nuk të dua vetëm për ditët kur nuk kam asnjë në krah, as në ditët ku dua të qaj diku, të gjithë e themi hidhur se “mik është ai që qëndron pranë nesh në trishtim, se në gëzim janë të gjithë”, jo unë nuk e dua ditën e trishtë të ta vesh edhe ty, të dua në horizontin më të gjërë, ku mëndjen e shpirtin e kam të qetë, të dua në rrethin e ngrohtë ku nuk mungon asgjë, të dua në rrezen e plotë të diellit, vetëm ashtu do të jepja një përqafim të fortë…

Nuk më ke pyetur asnjëherë se si jam, sepse ti e di mirë kur mjaftohem duke të të thënë se kam nevojë të  rri në heshtje me ty vërdallë! Ti je hapësira më e mirë e vetes time.  Ti ma njeh edhe ngjyrën e trishtimit, edhe të qeshurën, ma njeh mirë atë që të tjerëve më duhet t’jua them. Ti më njeh pa zë. Ti më do ashtu, në formën tënde e në mënyrën time, me shpirtin tënd e me përqafimin tim, me të gjitha ato gjëra që na bashkojnë e në fund na bëjnë të ndryshëm, na bëjnë të jemi vetja!
Nuk më duhet të pres ditëlindjen tënde për të të thënë se sa fort të dua, nuk më duhet fundviti për të qënë falenderuese për njerëzit më të dashur që kam në jetë, as në ditët më të shenjta të lutem për ty, nuk më duhet  një ditë e mërzitshme të të kem ty afër, ti e di, nuk i dua ditët e lumtura nëse nuk i ndaj me njerëzit më të shtrenjtë!

Më beso, do të të zgjidhja gjithmonë, edhe në jetë të tjera, edhe në ato të shkuarat, edhe në ditët kur ti nuk më lë të dorëzohem, por në turmën e njerërzve më ulëret në sy, ti je e fortë, ti je ndryshe!
Do të jem aty, duke duartokitur gjithmonë suksesin tënd, do jem aty në ditët e tua më të mira, do jem edhe në ditët më të rëndomta, në ditët kur të jesh i rrethuar me dashuri, dua të jem aty, t’i përlotem asaj që gjithmonë kam dashur për ty! Dhe e di cfarë dua më së shumti?! Të të shoh të lumtur! Ti e di sa i dua unë njerëzit e lumtur! Por ti nuk di se sa gërma më kanë mbetur si kujtim për cdo ditë që ka kaluar, sepse kur bëhet fjalë për ty, jam shumë e dobët për t’i pikturuar minutat në fjali…



Falmë nëse nuk jam mjaftueshëm, por të jesh mikja jote e ngushtë, është gjëja më e thjeshtë në botë, sepse gjërat e vështira nuk janë bërë për një miqësi si e jona!


Pa ty do të isha njësoj, me ty jam ndryshe, jam vetja!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...