Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2024

Të dielën…

Merre veten përdore dhe ulu diku larg dhe qetë. Merr muzikë, merr me vete ca kujtime të bukura të vogla që të të shërbejnë si gosti për paqen tënde të ëmbël, merr me vete edhe veten, atë më të dobtën, më të cënueshmen vete, merre dhe lëshoje të lirë pikërisht aty… Ktheja shpinën diellit të të ngrohë, mos pesho asnjë gjë në mendje dhe mendo se në atë cast ekziston vetëm një moment mondan, i paprekshëm nga rutina, është momenti yt. Duke parë veten nga ky cep i jetës, ngjyrat marrin edhe më shumë dritë, padashje edhe elementi më i parëndësishëm, merr formë! A bën ta ngrijmë këtë pamje bashkë me ndjesinë e dlirë? Sa e bukur vjen jeta kur zgjedh të shohësh prej nga këtu, shtrirë në bar të njomë, me sytë qiellit, me duart që vizatojnë ëndrra në re, me dëshirat e lëna në ajër si balona fëmijësh që era i përkëdhel me qejf. Ndiz muzikën dhe sill në mendje cdo kujtim që të vjen prej saj… Vallëzo me veten, sic bën me tjetrin, me gjithë pasionin që rrekemi të japim pa kursim për gjithcka