Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2017

Glorifikim zemrash...

I ngopëm shpirtin njëri tjetrit e ngritëm balona mbi peisazhe të jeshilta fushash, heshtëm sepse zemrat janë të vogla për të mbajtur aq shumë lumturim, u dorëzuam në përballjen e shikimit, u puthëm. E dua diellin fytyrës, më bën të harroj rregullat, më cliron mëndjen e si zog fluturoj në cdo cep të dëshirës. Lumturohem si të mos kem njohur kurrë dhimbje e prej buzëqeshjes them njëmijë fjalë të bukura, ja dua vetes guximin për të dashur, nuk ka gjë më të ngjyrosur sesa shkëlqimi i shpirtit. Sa e madhe bota kur dashuron! M’a lejon edhe ajri të krijoj një ndjesi që më përket vec mua, me qiellin në krah ndjej një ngasje të tregoja se e imja është ndryshe, asgjë nuk i përngjan asaj, nuk është aq vanitoze sa t’i mjaftojë vec rrahja, e imja zemër është e mbushur me det e qiell! Nuk kam mësuar ende të dua me intervale, më pulson ndjesia statike njësoj, edhe dje edhe sot edhe nesër do të jetë po kështu. Nuk kam njohur revolucion në shpirt prej ditës kur mësova t’i bindem me

Falmë!

Mëndja gjithëkund rrotullohet përvecse në gjëra të padëshiruara, ashtu më erdh ndjesia që i lamë ne të dy heshtjes së largimit e pluhurit të mallit ngritur ndërmjet, unë edhe ti, që dikur ishim të pandarë e lotëve në sy u shtuam premtimin përgjithmonë. Ne i grisëm gërmat e fjalës përgjithmonë, fjala “gjith” mbeti si një peng në copëzën që më rrëshkiti nga duart, njësoj si e pabindura zemër. Mjaftueshëm zjarr, mjaftueshëm shi, derisa u dogjën dhe u shuan zemrat brenda një natë. U shkulën rrënjet e shpirtit e peshë u ngritën lotët, nuk dija më nëse të urreja apo thjesht për dreq të doja, të doja fort. Një ditë më shumë në pritjen e shfaqjes tënde, një fije shpresë e fikur aty për aty, një ditë më shumë në zgjim me sytë mbetur peng në ekranin e telefonit, një fije shkrepse ndezur fikur në cast, këtë fragment sekondi ma përkthen pasqyra në një shikim. Falmë, i thashë vetes kur ja pulita sytë fshehurazi. Vetja është mikja dhe armikja më e pastër, ai shikim që më tradhëton e më vesh p

Është tjetër jetë në fletë!

Shumë shpesh, me ose pa vetëdije ne i lejojmë opinionet e njerëzve që të kenë impakt të fortë në ndjenjën tonë të vetëvlerësimit.  Vecanërisht të rinjtë, adoleshentët, të cilët po bashkëjetojnë në një botë ku më shpejt zhvlerësohesh sesa motivohesh! Kam patur edhe unë ditë të tilla, si kushdo, e për dreq asnjëherë nuk e (mirë )kuptoja  shprehjen “ ç far ë  t ë  vret t ë  b ë n m ë  t ë  fort ë ”. Me k ohën, u mësova se  unë nuk jam ajo cfarë thua ti! Unë jam e gjitha ajo që shoh në pasqyrë.  Madje i bindem fort ides ë  se ajo  ç far ë  un ë  jam  form ë suar  sot i dedikohet totalisht p ë rzgjedhjes personale t ë  librave q ë  kam lexuar, t ë  njohurive q ë  kam p ë rthitur, t ë  filmave q ë  kam par ë , t ë  gjith ë  p ë rjetimeve shkollore universitare e n ë  fund edhe t ë  selektimit t ë  nj ë  rrethi shoq ë ror prej t ë  cilit kam patur terrenin p ë r t ë  shprehur at ë  q ë  un ë  jam duke u pranuar prej t ë  tjer ë ve e p ë r t ë  pranuar t ë  tjer ë t ashtu sic ata jan ë