Skip to main content

Falmë!

Mëndja gjithëkund rrotullohet përvecse në gjëra të padëshiruara, ashtu më erdh ndjesia që i lamë ne të dy heshtjes së largimit e pluhurit të mallit ngritur ndërmjet, unë edhe ti, që dikur ishim të pandarë e lotëve në sy u shtuam premtimin përgjithmonë.
Ne i grisëm gërmat e fjalës përgjithmonë, fjala “gjith” mbeti si një peng në copëzën që më rrëshkiti nga duart, njësoj si e pabindura zemër. Mjaftueshëm zjarr, mjaftueshëm shi, derisa u dogjën dhe u shuan zemrat brenda një natë. U shkulën rrënjet e shpirtit e peshë u ngritën lotët, nuk dija më nëse të urreja apo thjesht për dreq të doja, të doja fort.

Një ditë më shumë në pritjen e shfaqjes tënde, një fije shpresë e fikur aty për aty, një ditë më shumë në zgjim me sytë mbetur peng në ekranin e telefonit, një fije shkrepse ndezur fikur në cast, këtë fragment sekondi ma përkthen pasqyra në një shikim. Falmë, i thashë vetes kur ja pulita sytë fshehurazi. Vetja është mikja dhe armikja më e pastër, ai shikim që më tradhëton e më vesh po prap me besim, falmë prap, vetja ime.
Falmë që të hidhërova kaq fort.
Falmë që shpirtit tënd të bukur i dhashë kaq trishtim, nuk kam dashur asnjëherë të të dua më pak se të tjerët.

Bën diell dhe rrezet pak nga pak guxojnë të gjejnë prehje për në skutat e zemrës, unë ende ja kam frikën, nuk jam përmirësuar, as nuk jam rritur, thjesht u bëra e fortë, fuqinë e gjej cdo ditë teksa kërkoj me ngulm të ngrihem edhe pas rrëzimit, e më fort dua pas lëndimit. Një ditë do të të tregoj sesa dashuri prej shpirti mund të japë sërisht një zemër e thyer, po deri atë ditë do vazhdoj të dua veten me shpresën se edhe ti do të mësosh prej meje...



Vetja ime, mbaji sytë hapur të mirave të botës, trishtohu pak e kur të lumturohesh gëzoju jetës, gabohu dhe mos ndjej pendim, mos i ngarko shpinës së ditëve të tua lot... ti bart një pikë të dobët që ndërmjet të gjallëve i thonë shpirt! Falmë që të shkunda prej butësisë tënde, ja kam patur frikën lumturisë e kam shtrënguar dhëmbët kur e kam jetuar.
Natës ja rrëfej sekretet, dëgjuesja ime e heshtur, njëmijë fjalë t'i them vec me sytë drejtuar hënës, lundroj në ty me gjithë zemër, vetja ime dashuri!


Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...