Skip to main content

Posts

Showing posts from April, 2017

I dashur shpirt binjak!

Kisha dëgjuar se stuhitë e gjëmimet e qiellit e bëjnë më të fortë tokën, kisha lexuar se thyerjet e bëjnë më të fortë njeriun, po nuk e mësova as prej qiellit as prej diellit se ku mund të të gjeja ty! I dashur shpirt binjak,   në fakt mendoja se ti nuk ekziston, se je një legjendë urbane, dhe cdo gjë lidhur me ty thuhej vetëm në libra. Por jam kurioze të di si isha unë kur u takuam? Në c'formë erdhi zemra ime tek e jotja? Tani nuk kam më frikë të di asnjë përgjigje. Unë nuk kam frikë se librat e përrallat do të të marrin me vete, kujtimet e tua i kam gdhendur fort nën lëkurë, aty ku më pulson cdo rrahje e ndjesisë tënde! Sot po mendoja se sa e vogël bëhet bota kur njeh gjysmën tënde. Po mendoja se sa egoiste më paska njohur pasqyra, asaj të vërtetës që i kam thënë gjithcka, e cila me paska gënjyer kur i rrëfehesha se ndihem plot.   M'a shkunde shpirtin, më bëre të dal prej guackës time, ti më motivon! Nuk je gjysma ime, je pasqyra më e mirë e vetes time! Ti nu

Jo zemrën, as mëndjen, po shpirtin!

Më dhembin duart, kycet e duarve! I zgjas dhe tërheq filxhanin tim të kafes, më ngjan se 24 orë përbëjnë një jetë, sikur i kam jetuar orët me muaj.  Ndonjëherë mendoj se duhet të kem jetuar shpirtërisht para se të ekzistoja fizikisht, jam e idesë së më rëndon më shumë jeta se vetja. Ja kam hequr kafes gjithë atributet që ja veshim rëndom si justifikim, ajo nuk zgjidh asgjë, as gjumin nuk ta përze, cdo gjë ngrihet si iluzion në mendjen tonë. Jam veshur me atë që të gjithë e kemi të fortë, jo zemrën, se ajo thyhet, as mëndjen, se ajo ndryshon, po shpirtin, shpirti mbetet i tillë der në fund! Deri më sot, cdo gjë e bërë me shpirt, ka marrë jetë, ka atë fuqinë të na intimidojë po në rrjedhën e saj hyn në cdo cep të jetës. Sa të ndryshme e ka vizionin e shikimit, si ujë të kulluar ndjek udhën e saj, gurëve i shkon një mbi një, shpirti nuk  ndalet kurrë! Cuditërisht mëngjesi ashtu pak i ftohtë me zgjoi pa dilema, ndjeva duart pak të rënda po i shtrëngova më fort dhe u ngrita, nuk

…ende besoj se jam një vajzë që di të dua!

Ndonëse jam thyer e pa fjalë kam mbetur, netëve ku zgjuar rëndoja kryet me pikëpyetje, edhe pse kam heshtur e kam urryer veten jo pak herë, prap, jam një vajzë që di të dua! Ndonëse provova shije të hidhura, në ditët kur mendoja se jam e lumtur, dhe jeta më ktheu shpinën, mësova të zgjohem edhe njëherë pa pendime e t’i gëzohem pranverës. Gostitë që na ofron tryeza e jetës, janë njëmënd shije për t’u provuar, as unë as ti nuk i kemi shpëtuar, jemi bërë palë me të, jemi ngopur, në të ëmbël e në të kripur, por prap i jemi gjendur vetes ulur sërish përballë saj. Prap kemi zgjatur duart p ër një tjetër pjatëz në mëngjese të vona... Dje, pashë veten në pasqyrë, ngultas kërkoja të shihja edhe njëherë shpirtin që di të dojë, të shihja në sy veten e të njihja prap një zemër që rreh, të gjeja edhe njëherë buzëqeshjen e njeriut që ngritjen e ka më të fortë se rrëzimin, atë fytyrë jetë-plot që do të thotë një ditë me gjithë zemër, po! Po, unë jam një vajzë që besoj në dashuri, jam ende