Skip to main content

Jo zemrën, as mëndjen, po shpirtin!

Më dhembin duart, kycet e duarve! I zgjas dhe tërheq filxhanin tim të kafes, më ngjan se 24 orë përbëjnë një jetë, sikur i kam jetuar orët me muaj.  Ndonjëherë mendoj se duhet të kem jetuar shpirtërisht para se të ekzistoja fizikisht, jam e idesë së më rëndon më shumë jeta se vetja.

Ja kam hequr kafes gjithë atributet që ja veshim rëndom si justifikim, ajo nuk zgjidh asgjë, as gjumin nuk ta përze, cdo gjë ngrihet si iluzion në mendjen tonë. Jam veshur me atë që të gjithë e kemi të fortë, jo zemrën, se ajo thyhet, as mëndjen, se ajo ndryshon, po shpirtin, shpirti mbetet i tillë der në fund! Deri më sot, cdo gjë e bërë me shpirt, ka marrë jetë, ka atë fuqinë të na intimidojë po në rrjedhën e saj hyn në cdo cep të jetës. Sa të ndryshme e ka vizionin e shikimit, si ujë të kulluar ndjek udhën e saj, gurëve i shkon një mbi një, shpirti nuk  ndalet kurrë!

Cuditërisht mëngjesi ashtu pak i ftohtë me zgjoi pa dilema, ndjeva duart pak të rënda po i shtrëngova më fort dhe u ngrita, nuk i bëra hapat melankolikë, nuk ndrrova rrugën as nuk hoqa dorë nga mirësjellja për të thënë me zemër, jam me ty, jam e fortë! Kupton me kohën se gjithë forma e të rriturit si proces vjen pikërisht nga ditë të tilla, koha është therëse kur nuk e kemi me bollëk, është mbytëse kur nuk na përgjigjet, koha është unë, është ti!

Më ka zbutur gërvishtjet ajo, më ka lënë edhe vetëm, por me shpirt, ja kam dalë.
Me mëndjen e kthjellët, sot përqafova ditën, e bindur se të fortë e të dobët në këtë jetë, nuk më bën një ditë as një moment, sa të kem një shpirt, nuk më duhen as kafet e mëngjesit për të hequr dilema, as zërat e huaj për të më turbulluar ujra, as duar për të më shtyrë, as ëndrra as gjurmë!
Kam jetuar shpirtërisht para se të vija në jetë fizikisht.

Sepse shpirti nuk vdes kurrë!

Comments

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...