Skip to main content

Posts

Showing posts from March, 2022

Nuk janë të vështira lamtumirat!

Ne jemi momente. Ne jemi mendime. Ne jemi dëshira! Ne ndoshta nuk jemi ne, por ndjesia ime që më përket, mekanizmi im i jashtëzakonshëm i të qënurit totalisht e dlirë në emocione, më lejon të mendoj që jemi ne! Është pushtet i madh dashuria, ndaj zotohem të jem peshëmbajtëse   e vetme në këtë zgjatim kohe që do ta drobisë edhe zemrën. Nuk ka ngjarje të bukura pa shkatërrime! Më lër të të kujtoj. Ne jemi të përkohshëm. Ne jemi të thyeshëm. Ne jemi prej zemre! Ne ndoshta nuk jemi ne, e as që kemi qënë ndonjëherë ne, po në atë darkë, ku gotat rrëkëllejmë me vetëdijë e gjysëm të pirë, në atë natë ku falemi në përqafim, ku zbrazim fjalët në kraharorin mbështetur e dimë fort mirë të dy ne që duhet të duash para se të lëndosh, duhet të thyhesh para se të bëhesh edhe njëherë një, të jesh   i askujt përpara se dikush të vendosi zemrën si mburojë mbi territorin tënd. Ne jemi të vetes pa qënë nevoja të përkasim diku! Ne zgjedhim të jemi të njëri tjetrit kur ndoshta mund të zgj