Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2018

Unë nuk kam nevojë...

Nuk kam nevojë të jem këtu për të zbritur fjalët në gjuhën e veshit tënd, unë kam dëshirë të kuptohem e dëgjohem... Nuk kam nevojë të të them e të të tregoj se jam dikush tjetër e sesi në përpjekjen time për të imituar dikënd të dështoj e të humb edhe veten, unë kam dëshirë të të tregoj se si jam unë në të vertëte, se si flas gjuhën e trupit e sesi fytyra më tradhëton kur dua të fsheh dicka... Unë nuk kam nevojë të bëj gjërat se thuhen se janë të duhurat e të marr duartrokitje syve e në cepin e asaj salle drita-plot të gumëzhijë zilia, unë kam dëshirë të bëj atë që realisht më bën të ndihem mirë, atë pasion që unë e ndjek për një arsye pa patur nevojë për duartrokitje por me dëshirë për të të frymëzuar. Nuk kam nevojë të urrej, as të vjell vrer e të bërtas me negativitet cdo grimë të ditës, unë kam dëshirë të të buzëqesh e të të them se nuk kam kohë të trishtohem. Nuk kam nevojë për kompromise e as dyfytyrësi sepse nuk jam e zonja t’i mbaj mbi shpinë e riskun e tyre z

Nëse do të mjaftonte vetëm kaq...

Që ëndrrat të mos kishin një kuptim dhe të mos na duhej një emër për t’i cunguar hapësirën, që të mos na duhej të kërkonim vëmëndje e as t’i jepnim me patjetër një sens, nëse do të mjaftonte vetëm kaq...Që ditëve të mos ja vidhnim kryefjalën por të mbanin emrat e tyre, që e hëna të mbetej e njëjtë e po ashtu të premten rastësisht të shiheshim diku. Pa thënë asnjë fjalë magjike, pa asnjë grimë sheqer. Nuk do të më bindej më as shikimi nëse jashtë këtyrë ecjeve do të filloja të hidhja hapa, sepse dëshmia më e qartë do të ishte përballja me zemrën si pjesë të një jete të jetuar pa pengje , do të rendisja veten, do të rendisja ty, e për ta c’dramatizuar të të thoja se do të mjaftonte deri këtu. E kam vënë zemrën mënjanë me ty, që të mos thyhet e të mos ndjejë trishtim nëse një ditë nuk do të mjaftojë vetëm kaq. Që të largohemi edhe pa thënë natën e mirë sepse pa e ditur e kemi thënë me një puthje pa asnjë fjalë, të mbajmë larg njëri tjetrin nga njëri tjetri me sigurinë se prap