Skip to main content

Unë nuk kam nevojë...


Nuk kam nevojë të jem këtu për të zbritur fjalët në gjuhën e veshit tënd, unë kam dëshirë të kuptohem e dëgjohem...

Nuk kam nevojë të të them e të të tregoj se jam dikush tjetër e sesi në përpjekjen time për të imituar dikënd të dështoj e të humb edhe veten, unë kam dëshirë të të tregoj se si jam unë në të vertëte, se si flas gjuhën e trupit e sesi fytyra më tradhëton kur dua të fsheh dicka...

Unë nuk kam nevojë të bëj gjërat se thuhen se janë të duhurat e të marr duartrokitje syve e në cepin e asaj salle drita-plot të gumëzhijë zilia, unë kam dëshirë të bëj atë që realisht më bën të ndihem mirë, atë pasion që unë e ndjek për një arsye pa patur nevojë për duartrokitje por me dëshirë për të të frymëzuar.

Nuk kam nevojë të urrej, as të vjell vrer e të bërtas me negativitet cdo grimë të ditës, unë kam dëshirë të të buzëqesh e të të them se nuk kam kohë të trishtohem. Nuk kam nevojë për kompromise e as dyfytyrësi sepse nuk jam e zonja t’i mbaj mbi shpinë e riskun e tyre zor se do e dëshiroja ta kisha pjesë të ditës, unë kam dëshirë të rri me ty, të flas me ty, të të dëgjoj e të gjej kohën ndoshta edhe të hesht në një përqafim.




Sepse nuk kam nevojë të jem e dobët për të ushqyer mëshirë po kam dëshirë të jem e fortë për të thënë se ja dola. Nuk kam nevojë për dhimbjen, por kam dëshirë të njoh vec kënaqësinë e t’i bindem natës se yjet në fund të ditës përbëjnë dëshira e lutjet janë thjesht hapat e vegjël që zemra bën drejt tyre.


Unë nuk kam nevojë të jesh perfekt, kam dëshirë të njoh edhe gabimet e tua më të vogla që do të më lënë hapësirën të të shoh si qënie njerëzore. Sepse nuk është e thjeshtë të kesh dëshira, sepse nuk është gjithmonë fushë me lule, sepse nuk bën gjithmonë diell, por ti thjesht zgjedh... Zgjedh të tolerosh, të përqafosh, të konsumosh ditën, kafen, mëngjesin, ushqimin edhe përqafimin... sepse ti nuk ke nevojë por ti ke dëshira!

Ka kaq shumë njerëz bota të cilët nuk mendojnë njësoj si unë apo si ty, ndaj zbrit me këmbët në tokë e mos gjyko, njerëzit nuk kanë nevojë për kritika por kanë dëshirë të ndihen të vlerësuar...

Unë nuk kam nevojë të të dua ty, unë kam dëshirë të të dua!

Comments

  1. Ky ka qenë një bekim i madh në jetën time. Njohja me Dr. Reethesh ka qenë një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur ndonjëherë. Partneri im u kthye tek unë pasi kërkova ndihmën e Dr. Reethesh. Ai ndihmoi në largimin e ndikimit negativ të një pale të tretë që po dëmtonte marrëdhënien tonë. Sot, burri im më do sërish dhe marrëdhënia jonë është rikthyer në gjendjen e mëparshme. Jam vërtet mirënjohëse për mbështetjen dhe udhëzimin që mora gjatë kësaj periudhe të vështirë. Faleminderit, Dr. Reethesh, që ndihmove për të rikthyer lumturinë në jetën time. Ju rekomandoj fuqimisht ta kontaktoni për të parë nëse udhëzimi i tij mund t'ju ndihmojë edhe juve. WhatsApp +2349012999010 ose reethesh60@gmail.com

    AI GJITHASHTU PUNON ME SHUMË RASTE TË TJERA, SI:

    Magji për t'u bërë i famshëm
    Magji për rritje të jashtëzakonshme të biznesit
    Magji për të gjetur punë
    Magji për të gjetur bashkëshort
    Magji për të fituar çështje gjyqësore
    Magji për të nxjerrë njerëzit e dashur nga burgu
    Magji për promovim në detyrë
    Magji mbrojtëse
    Magji për të fituar lotarinë; Magji për shtatzëni

    ReplyDelete
  2. DR WALE Dua t'ju falënderoj për të gjitha gjërat e mira që bëtë për familjen time. Prindërit e mi kanë pasur probleme me vendosjen e tyre, por asgjë nuk duket se po funksionon për ta. Ata u ndanë dhe kjo na vështirësoi shumë ne fëmijëve. Ne duam t'i shohim të dy prindërit tanë përsëri bashkë, kështu që na u desh të kontaktonim DR WALE sepse DR WALE ishte njeriu që e ndihmoi motrën time të vendosej në martesën e saj kur ajo kishte një problem me burrin e saj. Kështu që, ne kontaktuam DR WALE për të parë nëse ai mund t'i bashkonte prindërit tanë. Kur e kontaktuam, ai na pyeti se sa kohë kishin qenë të ndarë prindërit tanë. Ia treguam për GJASHËT vjet. Ai tha se kjo nuk është problem. Pasi gjithçka mbaroi, zbuluam se ishte shoku më i mirë i nënës sonë që bëri gjithçka që prindërit tanë të mos ishin më bashkë. Por falë DR WALE, prindërit tanë më në fund janë përsëri bashkë. Tani jemi të bashkuar si një familje e madhe. Nëse prindërit tuaj janë të divorcuar dhe dëshironi që të jenë përsëri bashkë, DR WALE është personi më i mirë për t'u kontaktuar. Mund ta kontaktoni DR WALE nëpërmjet WhatsApp ose Viber: +2347054019402 ose me email në: drwalespellhome@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...