Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2018

Kur jam vetëm!

Njësoj si ti, përpiqem të bëj më të mirën edhe pse e mira ime nuk është gjithmonë mjaftueshëm. Njësoj si unë, edhe ti ke ditët kur mendon se nuk përket askund, se jeta ka një dinamikë tjetër për ty e ti je në të kundërtën e saj. Kur jam vetëm mendoj se nuk i përkas ndonjëherë tokës por në fakt këmbët rëndojnë fort si për të më treguar se toka është thjesht fushë beteja në të cilin jemi të destinuar ta luftojmë vetëm! Ka një ajër tjetër vetmia, të vesh me bindjen se mund të arrish gjithcka duke lejuar me të dyja duart mëndjen të arratiset deri aty ku dëshiron, në mëndjen time ëndrrat janë thjesht një proces që pritet të realizohet, aty ndërtohet bashkë me jetën time historia... Nuk më dhëmbin më fjalët që vijnë përtej vetes, as opinionet e as të mirat e të këqijat që ndoshta një veprim i imi sjell, nuk më dhemb askush më shumë se pikënisja, fillimi, uni! Kur jam vetëm nuk jam e vetmuar, në shpirtin tim vallëzojnë gjithë ëndrrat e mia, lulëzojnë cdo ditë sythe e në cdo orë

Edhe unë…

“Më vjen keq!” Është zhveshja më e dobët që trupi përjeton pas kësaj fjalie, është një keqardhje e këputur, është një dorë në shpatull në një fragment sekondi. E di cfarë do të bënte ndryshim tani? Një pëshpëritje në vesh me fjalën të du’! Mbi gjithcka, në formën më naive e të pastër në botë kur heshtja të thyhet vetëm nga fjala “edhe unë”. Sa shumë e shumë të pathëna do të merrnin edhe njëherë jetë nëse gjërat do të ishin ndryshe sepse mund të duash disa njerëz gjatë jetës por askush asnjëherë nuk do mësojë të dashurojë sic bëje ti! Në asnjë ditë e në asnjë jetë nuk do të gjesh asnjë zemër që të jetë e njëjtë. Do të vij tek ti ndryshe nga hera e fundit, do të vij e zhveshur nga pengjet dhe e qetë, të të rigjej edhe njëherë tek ty atë që dikur njoha, vrullin e një zemre me krahë, të një shpirti që dehet pa orar, të një prekje me mall fytyrës me duar. E mban mend se si bota ndaloi atë natë? Se si e vetmja e lëvizsshme në ajër ishte ndjesia, ishim unë edhe ti? A e mban mënd k