Skip to main content

Kur jam vetëm!



Njësoj si ti, përpiqem të bëj më të mirën edhe pse e mira ime nuk është gjithmonë mjaftueshëm. Njësoj si unë, edhe ti ke ditët kur mendon se nuk përket askund, se jeta ka një dinamikë tjetër për ty e ti je në të kundërtën e saj. Kur jam vetëm mendoj se nuk i përkas ndonjëherë tokës por në fakt këmbët rëndojnë fort si për të më treguar se toka është thjesht fushë beteja në të cilin jemi të destinuar ta luftojmë vetëm!


Ka një ajër tjetër vetmia, të vesh me bindjen se mund të arrish gjithcka duke lejuar me të dyja duart mëndjen të arratiset deri aty ku dëshiron, në mëndjen time ëndrrat janë thjesht një proces që pritet të realizohet, aty ndërtohet bashkë me jetën time historia...
Nuk më dhëmbin më fjalët që vijnë përtej vetes, as opinionet e as të mirat e të këqijat që ndoshta një veprim i imi sjell, nuk më dhemb askush më shumë se pikënisja, fillimi, uni! Kur jam vetëm nuk jam e vetmuar, në shpirtin tim vallëzojnë gjithë ëndrrat e mia, lulëzojnë cdo ditë sythe e në cdo orë ka muzikë dhe sigurisht në hapësirën e frymëmarrjes time, ty të gjej gjithmonë në të njëjtin skenar, krah meje.

Nuk ka limite as shirita ndalues as pengesa në atë cast, nuk ka përralla as histori më të bukura sesa teatri i fantazisë që luhet në mëndjen time, kur jam vetëm, mbështetur në kolltuk, në pasditen e lodhur me sytë në ekran. Ditë pas dite mendoj se po ndërtohen dy botë, një në mëndjen time e një në tokë e ska shpëtim më të madh për shpirtin kur i lejon të dyja të thuren dorë për dorë e si në vështrimin me sytë në ekran të ulesh e të njohësh veten po njësoj.

Marr një gotë e nuk druhem të ngre dolli, qoft gëzim a trishtim, vetes i bindem në atë thirrje të brëndshme e ngre trupin drejt një shisheje të re... Dhe ashtu natë pas nate lejoj botën time të më shfaqet e dlirë para sysh duke thithur ajrin e një lëndine plot drita lëshuar prej yjesh. Të dish të shërosh veten përbën art dhe durimi është krijuar për të sublimuar më tej atë që duam me egërsinë e asaj që përballemi. Jam ulur ende këtu, në kolltukun përballë ekranit, më mëndjen strukur për një copëz dashuri...

Po ti kur je vetëm, a ke guxim të presësh?!
Apo dritat do t’i shuash edhe vetes do ti kthesh shpinën përsëri?

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...