Skip to main content

Edhe një herë


Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka.

Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë.

Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje.

Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund.

Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barrës që koha mbledh mbi supe.

Edhe një herë të ulet me ata që nuk janë më, qoftë edhe në një tryezë imagjinare, dhe të thotë atë fjalë që nuk u tha kurrë, të dëgjojë një këshillë që nuk u dëgjua në kohë, ose të prekë atë dorë që humbi.

Edhe një herë të shikojë veten në pasqyrë jo me sytë kritikë që matin rrudhat, plagët apo dështimet, por me sytë e një shpirti që ka luftuar, ka gabuar, ka dashur dhe ka mbijetuar. Sepse aty qëndron e vërteta e secilit prej nesh.

Dhe pastaj vjen pyetja e madhe: cfarë do të bësh me këtë “edhe një herë” që koha të fal? Do ta humbësh në rrëmujë, apo do ta shndërrosh në kujtim të paharrueshëm?

Ndoshta jeta nuk na jep gjithmonë mundësi të pafundme. Ndoshta nuk kemi kontroll mbi gjithcka që humbet. Por ndoshta, në mënyrë misterioze, jeta gjithmonë na jep një shans të vogël për të filluar nga e para, për të shprehur, për të falur, për të dashur. Dhe ai shans quhet thjesht: edhe një herë.

 

Comments

  1. Për gati një vit, im shoq më la mua dhe dy fëmijët tanë. Ai pushoi së kujdesuri, pushoi së telefonuari dhe u zhduk plotësisht. Isha e thyer, e hutuar dhe pothuajse e humbur shpresën. Pastaj një ditë, një mik më tregoi për Dr. Dawn, një njeri shpirtëror i dhuruar nga universi për të ndihmuar njerëzit të rivendosin dashurinë dhe paqen.

    Në fillim, dyshoja, por diçka në fjalët e tij më dha paqe. Ai më tregoi saktësisht se çfarë nuk shkonte dhe se dikush kishte hedhur një magji të fortë për të na ndarë. Ai përgatiti një vepër të veçantë shpirtërore dhe një magji ribashkimi për mua - dhe brenda pak ditësh, im shoq më telefonoi nga askund, duke qarë dhe duke kërkuar falje.

    Që nga ai moment, jeta ime nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Martesa jonë tani është më e ëmbël dhe më e lumtura në tokë. Ne e duam njëri-tjetrin më shumë se kurrë, dhe shtëpia jonë është e mbushur me të qeshura dhe bekime.

    Por kjo nuk është e gjitha - Dr. Dawn gjithashtu ndihmoi për të pastruar fatin e keq dhe energjinë negative që rrethonte familjen tonë. Që atëherë, gjithçka ka qenë e qetë: paqe në shtëpinë tonë, përparim financiar, shëndet i mirë dhe gëzim i pastër.

    E falënderoj universin çdo ditë që më çoi te Dr. Dawn. Ai është vërtet një njeri me fuqi dhe dritë hyjnore. Nëse po kaloni ndonjë situatë - pikëllim, fat të keq ose konfuzion - mos u dorëzoni. Kontaktoni atë dhe lëreni universin të punojë përmes tij për të ndryshuar historinë tuaj, ashtu siç ai e ndryshoi timen.
    Kontaktoni atë në WhatsApp: +2349046229159

    Email: dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Unë e bërtas veten!

Kam mësuar të mos hesht, as të qëndroj aty në cepin e jetës duke pritur kokulur se cdo të ndodhë, kam mësuar të mos ulem e sodis veten që thjesht frymon. Kam mësuar të bëj shfaqje e të vjedh vemendje edhe nëse jam mes qindra njerëzish dhe zhurmën ta kthej nga vetja. Kam dashur të jem qendra e botës dhe ja kam bërë vetes të lehtë për të mbërritur pikërisht aty ku kam dashur. Por më shumë se kaq, kam mësuar që të mos friksohem nga pasiguria, as nga ato momente kur gjithçka duket si një labirint ku humbas orientimin. Kam kuptuar se jetët tona shpesh ngjajnë me një teatër të pashmangshëm, ku secili prej nesh është një aktor që luan rolin e vet por pa ditur fundin e shfaqjes. Dhe, ndonjëherë, kur dritat janë fikur dhe përfundojnë duartrokitjet, e vetmja gjë që mbetet është të frymosh thellë në errësirën e vetmisë dhe të marrësh udhë të reja. Kam mësuar që t’i pranoj gabimet si shenjë e shërimit, të kuptoj se ato janë si gurët e hedhur në lumë të pavlerë për ata që refuzojnë të shohin p...