Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2022

Një rrugë për lumturinë!

Dua një shteg për arratisje të vogla! Dua një vend ku të prehet me thikë e përditshmja me imagjinatën! Dua një rrugicë plot dritë, me të mundimshet ecejake në kalldremë! Dua një luginë, ku fryma të lehtësohet e shikimi të humbasë, ku ekzistenca të jetojë vetëm si shpirt e jo fizikisht, një paqe për mendjen, një rrugë për lumturinë. Një ishull për mendimet e pafolura, një qiell të kaltër si një pafundësi mundësish për të pikturuar me dorë një diell, një paqe për zemrën, një mëngjes për të rifilluar. Një rrëfim të zhveshur, meditativ, që të vjen e të lëmon dëgjimin si një varg empatik  zbritur në tokë për të prekur zbathur drejt e në shpirt, si një hartë e shenjuar me emrin tënd, një rrugë për lumturinë. Një ecje në majë të gishtave në ishullin tënd të cilit edhe heshtjen ja formësoj në fjali, nga ato të rrallat, heshtjen si produkt, heshtjen si njëmijë fjalë të thëna pas një vrulli verbal të shpërbëra në cdo cep të një vendi që nuk ndihet aspak i shkretuar. Një ulërimë në rraf