Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2015

Asaj!

Mamit... (Sepse cdo gjë nis e mbaron me ty, si ky vit!) Për cdo ditë, në cdo vit, në cdo stinë, ti je fillimi dhe mbarimi, je gjithcka unë jam! Je i vetmi person që më burgos fjalët, por dije që me shpirt, të kam ndërtuar një mbretëri! Faleminderit që më ke dhënë jetën dhe që je kujdesur për mua gjatë 9 muajve brënda teje e gjatë 28 viteve krah teje. Pse njerëzit cuditen kur unë them se jam me fat që të kam?! Të gjithe ndihen me fat fundja... Ti ke qënë aq sa jam unë sot, kur jeta të mori njeriun më të shtrenjtë, nënën tënde, e prej asaj dite, unë u bëra globi yt dhe ti forca ime. U rritëm bashkë të dyja... Jam e sigurtë që asnjëherë nuk e kam shkruar faktin që jashtë cdo buzëqeshjeje, brënda cdo emocioni, në cdo fjalë dhe në cdo hap, është një mburojë që askush nuk ma njeh. Njëherë më ke thënë se një njeri nuk ka nevojë për ideale por për udhëzime, e ndoshta ti ende nuk e di që unë zgjodha idealin të udhëzuar nga ti. Ti më mësove ambicien, forcën dhe këm

Më shtyn dot?

Më premto se nëse e gjithë bota të hidhet poshtë ti nuk do të heqësh dorë nga idealet e tua. Besimi që ti ke se ndoshta me të vërtetë nuk mund ta ndryshosh botën, por mund ti japësh asaj një ndryshim nga vetja, se goditja më e mahnitshme në jetë është dashuria, se frymëzimi që ti ke për karrierën tënde të ushqen ty cdo ditë, se naiviteti yt nuk është absurd, se ëndrrat janë më të vërteta kur kanë brënda saj forcën dhe kurajon për ti veshur me realitet. Jeto me guxim dhe vlerëso çdo gjë që kjo ndjenjë përfshin. Merr përsipër rreziqe. Përqafoje dështimin si një mundësi për t’u rritur. Ndjeje frikën, se fundja je njeri… Vetëm të lutem më premto dicka: Mos më ushqe me iluzione, e kam kaluar fëmijërinë më kartona të animuar, jam ngopur me përralla, e tani më është sosur durimi. Më mbaj larg vetes nëse nuk kë forcën e duhur për të më përballuar, më beso, jam e rëndë dhe vetes i druhem kur kam kontakt me peshoren, e di pse?! Me peshon shumë rëndë shpirti. Më thuaj me plot

Zgjidh e merr!

Duke qënë se jam natyrë kurioze dhe vetë qënia njerëzore më intrigon, jam e prirur të njoh shumë njerëz për të patur një panoramë të plotë të karaktereve të individëve të ndryshëm, dhe në fakt më shijon shumë si gjëndje. E kuptoj, ka edhe risqet e veta e gjitha kjo. Disa njerëz janë të obsesionuar në gjetjen shpirtit binjak. Ata besojnë se një marrëdhënie me një shpirt binjak do të jetë e lehtë, romantike, magjike, dhe në një linjë të natyrshme. Disa të tjerë e mendojnë si “kulmin e karrierës” së tyre dhe aty merr fund cdo gjë, gjetja dhe pikë. Fillon dredhja e zinxhirit dhe pastaj faza e “kam nusen me barrë”, është si lloj procesi provincial që më shumë më ngjan si tregues i gjinisë mashkullore për fisin, që po “unë mundem”. Se përtej gjithë finesës që zgjedhim të prezantohemi jam shumë e sigurtë që këto mentalitete flenë nën jastëëkun e cdo mëndje që ka mbetur peng i të shkuarës. Nuk kam asgjë kundër, po me ndërgjegje të plotë them se në të shumtën e rasteve, edhe të parët e

Më fal

Nuk di nga t’ja nis. Për një person si unë është shumë e veshtirë të pranojë gabimet.  Në fakt nuk ja them shumë për të qënë talent i “ndjesave”, por përpiqem të përulëm prej zemre, në ato gjëra që ndoshta me ose pa vetëdije mund të kem bërë për të lënë dikë të trishtë. Shpresoj të më kuptoni që nuk ka qënë aspak qëllimi im t’ju fyej dhe sinqerisht nëse e kam bërë më vjen vërtetë keq. Ju betohem. Jam njeri shumë i mirë. Tërheq mbrapsht cdo fjalë… Të kërkoj ndjesë ty që dje të fola aq keq. Në moment e ndjeva peshën e fajit, po si një kokëfortë që jam, nuk e pranova në syrin  tënd, e vazhdova rugën time. Më vjen keq që nga unë ke lexuar shpesh herë mesazhe refuzimi.  E di se në atë cast më ke urryer. Më vjen keq që përvojat e tua të vërteta të jetës nuk konsiderohen prova për të më forcuar mua mëndjen. Më vjen keq që imazhi dhe personazhi imagjinar prej një ylli televiziv është më e rëndësishme se sa jeta jote e vërtetë dhe aktuale, gjë të cilën unë ta kam “plasur”

E shes vetminë!

Mbrëmë nuk dola, mora pak cokollatë të zezë e një gotë për të pirë dicka, dhe nuk pata asnjë hezitim për të rishikuar filmin “Sweet November”. Më turbullojnë ambjentet me shumë popullsi në këtë periudhë dhe shtegu më i mirë për t’u ndjerë e qetë, është të shijoj pushimin vetëm, ngrohtë, me gjëra të vogla, që se si e gjejnë rrugën drejt e në shpirt, as unë nuk e di. Ka filma të tillë si Nëntori i ëmbël që mua më tërheqin prej shallit lidhur në qafë, direkt e në mishërimin e një skenë si të jem protagonistja kryesore. Një botë brënda botës është mënyra se si secili zgjedh të shohë vetë jetën e tij. Është dehja e lehtë që kërkon mëndja midis, të ëmblës së cokollatës e të hidhurës së alkolit, me një puhizë të lehtë të parfumit të dimrit që e ndjej sa herë qiriu i verdhë ndezur përballë, bën ecejake të flakës së vet. Kur rrëmbimthi ktheva një gllënkë, më erdhi një sms ku shtrohej pyetja: -           Mbaron më shpejt gota e alkolit apo filmi? -           Alkoli, që të

Kam arrnuar zemrën sot!

Sot, mos më pyet se si jam, kam grisur shumë letra dhuratash e kam arrnuar zemrën me to. E ndjej kraharorin plot tani... Mora frymë thellë e thashë faleminderit zot, më kanë thënë se zilia ka katër veshë e të dëgjon edhe kur pëshpërit, ndaj ula kryet e me sytë mbyllur pranova dhe njëherë në heshtje se të lumtur të bën një zemër plot! Mendova se si kaloi kaq shpejt një vit e sa fuqi ka koha të jetë ekstazë e ndryshimeve të mia. Shfryva në heshtje për cdo individ që më ka dashur më pak se c’meritoja e prap me kokën ulur rradhita arsyet se pse kursehen njerëzit të të japin atë cfarë ti ua ofron si gosti në shikimin tënd. Akoma besoj se njerëzit e pafuqishëm të përballojnë stuhinë e një shpirti si të timin, më shohin nëpërmjet syzeve të diellit, me frikën se jam rreze e fortë! Në fakt jam e lindur në qershor, di që kam një shpirt të ngrohtë dhe e përcjell të butë në cdo cep ku qëndroj. I lashë dhe njëherë të vegjëlit në shpirt, në kufirin e tyre, nuk i mbaj dot, dorëzohem!

Avioni do të vonohet pak Zonjë!

Në fakt nuk m’u desh shumë për t’a vendosur se cfarë doja të bëja, ndaj nxitova menjëherë të gjeja celësin e makinës, duke ngrënë dicka në dorë ndërkohë që vishesha dhe punë pesë minutash e gjeta veten në timon… Më duhej të isha në destinacion për 20 minuta! Trafiku nuk premtonte shumë në fakt dhe u përpoqa të ruaja qetësinë, edhe pse ishte e kotë, sepse fjalori im u pasurua shumë gjatë rrugës. Deri dje mendoja se gjëja më e mirë për shëndetin mendor është të dish ekzaktësisht se si je e ndërtuar shpirtërisht, cfarë të bën të lumtur, cfarë të trishton, kush vlen më shumë e sa shpenzon një zemër për të funksionuar, por për dreq të gjitha këto mua më mblidhen në një, adrenalina e rrezikut! Rrahjet e shpeshta të zemrës, që i barazova me shpejtësinë e makinës, instikti femëror, që për fat nuk gënjen kurrë, dhe destinacioni! Këto të treja janë shpëtimi dhe dorëzimi im. Përballë tyre jam e dobët dhe e fuqishme njëkohësisht. Kam një zemër të fortë për të jetuar dobët. Nuk mbijetoj do

Unë e di që ti do vish!

Ke lënë një cantë këtu dhe e di që me siguri do të kthehesh ta marrësh. Mban brenda shumë gjëra e është e rëndë për t’u lëvizur ndaj nuk kam ardhur unë të ta sjell. Sepse e di që ti do të vish… E kam futur diku që as të mos mundem ta shoh, sepse edhe skutat më të vogla të saj, i kam paketuar unë! Është një pako e madhe që zë më shumë vend, e mbusha pak nga pak atë, e mban mënd, ditëve të ftohta të shkurtit. Sa e rëndë u bë në fund, as vetë nuk e kuptova që kisha futur dhe shpirtin brënda! Ke një tjetër pastaj, në cep, ka një qese blu mbështjellë, atë e kam palosur ditë të hëne, dallohet, është e c’organizuar, ka një buzëqeshje, një hatërmbetje, një të puthur, të gjitha aty! Këtë prej letre me gërma e ke të vecantë, se më vjen të qesh kur e kujtoj se cfarë ka brënda, janë të gjitha mesazhet e mia, analiza të detajuara të cdo gabimi tëndin, kërkesa të vrullshme për të të prishur gjumin me inatin tim prej zgjimit të herët, falenderime prej zemre, dhe një peng që e vura

Do të vish me mua?

Dëgjova se ke shkruar 100 të zezat për mua, me një gojë të hidhur si tënden, me kishe telendisur në një mënyrë të pisët shumë, po unë prap u zgjova në mëngjes. Si cdo ditë shkova në punë, ah më fal se harrova, piva edhe kafen e mëngjesit, mora dhe një kompliment, i qesha diellit në sy dhe shijova copëz muzike gjatë rrugës për në punë. Pra ty të bezdis pompoziteti i hapit tim, edhe përpiqesh të hedhësh gura në cdo hap që bëj, po unë prap arrita në zyrë pa më ndodhur asgjë, e për më tepër sot hyra më e lezetshme se asnjëherë duke qeshur me shumë energji për titullin që fundja hollë-hollë, ja dhashë vetes, po aty për aty, e zhvesha kurorën e Miss-it se mua të tillë më bëri dashuria dhe pozitiviteti i të gjithë kolegëve të mi. Do të më shohësh duke qarë? Edhe ?! Ja më pe… Po unë me sekonda do qesh prap kurse ti do trishtohesh më shumë. Mua nuk më thyen fjala jote, nuk më pret mprehtësia e gjuhës tënde të keqe, nuk më shtyn as brryli yt, sepse në fund të orarit zyrtar, unë prap do

Po shkoj t'i hedh...

Të dashura  gabime të miat, Në fakt nuk jeni aq të dashura po ndërkohë që jam rritur, kam kuptuar një gjë shumë të rëndësishme: gabimet e mia nuk mund të fshihen. Edhe pse disa gabime ishin më të mëdha se të tjerat, dhe disa gabime ndikuan tek unë në mënyra që realisht më kanë frikësuar, janë gjëra të cilat edhe mund t’i kisha shmangur... Edhe me gabimet më të mëdha që kam bërë në disa pjesë të jetës sime që në momente të caktuara më kanë kaluar në një moment të errët , kam kuptuar se vetëm koha ka qënë ilaci më i mirë për të kuptuar se në fund të fundit, më kanë shërbyer edhe “tunelet” në jetë. Mendoj se të jetosh pa keqardhje  është pak e vështirë për një tip si unë. Është kaq e vështirë për të mos rënë pre e dëshirës për të bërë dicka. Sepse besoj se cdo gjë ndodh për një arsye, e për cdo arsye ka një shpjegim të fortë nga pas.   Gabimet e mia janë ato që më kanë formuar mua në personin që unë jam sot. Pa ju, unë nuk do të isha e fortë, e mëshirshme, personi më i kujdes

Të gjithë më pyesin për ty.

Të gjithë më pyesin për ty. Ty që të kam thurur në 100 e dreq ëndrra, ty që të mbaj ende mbërthyer në trafikun e mëndjes time. Ty, me një zemër të egër dhe një shpirt plot. Të pasionuar, të durueshme dhe tërësisht inekzistente, ty. Po më mbarojnë përgjigjet. …unë thjesht nuk të gjeta ende. Po i mbaroj justifikimet dhe jam në drejtimin ku pak gjëra më mbetën për të thënë. Më mbaruan të gjithë gjërat e tjera për të folur kur jam duke pirë një gotë me shoqet dhe stopuam tek pyetja "Pra, e gjete?" Pyes veten ku dreqin mund të jetë. Po më mbaron koha nga alternativa “larg nga një rrëmujë e një kantier ndërtimi” që është zemra ime. Kam ardhur pikërisht këtu për të ndaluar! Ndoshta duhet të hap dritaret dhe të lë grimcat  e çdo momenti të humbur të fluturojë larg. Ndoshta duhet djegur … Të gjitha vendimet e gabuara m’u shfaqën prap, ndërkohë që të kërkoj ty. Apo ndoshta jam thjesht e frikësuar. Jo, jo ndoshta. Unë jam absolutisht dhe pa mëdyshje e frikësuar.

T'a shkel syrin!

Të gjithë gjykohemi nga njëri-tjetri, padiskutim. Edhe po të mos bësh asgjë, do thonë: “uaaa, e pe mi, sbëri asgjë, nuk reagoi fare…” Gjëja më e thjeshtë për t’u bërë pre e gjykimit, është të jesh plotësisht vetvetja duke bërë prioritet vetëm interesat e tua pa e lodhur trurin se  si mendojnë të tjerët, po fundja të gjithë me kokën në jastëk në darkë, gjykojnë vetëm brënda vetes! Në thelb egoist mbetemi… Por momenti më i lezetshëm është kur të vijnë në vesh të gjitha c’thuhen për ty. Unë personalisht i kam argëtim këto të fundit, me kohën kam mësuar se si ta bëj më të këndshme lojën me karaktere të ndryshme njerëzish që ndoshta janë edhe nga ata që të fërkojnë shpatullën (dy herë) e të buzëqeshin në dukje krejt dashamirës, madje nuk kursehen të të thonë se sa i kishte marrë malli dhe që ju bëhet qejfi që ti je mirë (kjo është fraza më kulmore e artit të mashtrimit sy për sy). Sapo është larguar nga unë, ka  zbrazur 1001 të zezat, po rëndësi ka që tek unë doli i mirë. Këtë

Nuk ta them dot!

Sot edhe i ftohti të bëntë të mbyllje gojën, prej arrogancës që ka. Në diell edhe negociohej në fakt, po prap bëra një hap mbrapa. Se di ende në fakt nëse bëj mirë ose keq kur nuk flas, nuk reagoj, se përgjithësisht e njoh veten për person shumë ekspresiv, që nuk më kalon asnjë situatë pa thënë dicka… Po sot… nuk ta them dot! Nuk ta them dot se si sot zgjodha versionin më të keq timin, të mos hap gojën! Mendja njerëzore natyrisht mbithekson rëndësinë e gjërave negative. Humbja e diçkaje është dy herë më e dhimbshme se gëzimi i fitimit të një gjëjë tjetër. Kjo është arsyeja pse një lajm negativ raportohet më lehtë. Kjo është arsyeja pse ajo është më joshëse për t’u lidhur me të tjerët përmes ankimit dhe thashethemeve dhe jo përmes mirënjohjes. Është më e lehtë negativja. Nuk harroj të jem mirënjohëse përtej kësaj, sepse e di që është aftësi lumturie kjo gjë!     Sot heshta për cinikun, i cili nuk kontribuon asgjë për shkrimin tim. Ai është një parazit dhe një telash