Skip to main content

Të gjithë më pyesin për ty.

Të gjithë më pyesin për ty. Ty që të kam thurur në 100 e dreq ëndrra, ty që të mbaj ende mbërthyer në trafikun e mëndjes time. Ty, me një zemër të egër dhe një shpirt plot. Të pasionuar, të durueshme dhe tërësisht inekzistente, ty.


Po më mbarojnë përgjigjet.

…unë thjesht nuk të gjeta ende. Po i mbaroj justifikimet dhe jam në drejtimin ku pak gjëra më mbetën për të thënë. Më mbaruan të gjithë gjërat e tjera për të folur kur jam duke pirë një gotë me shoqet dhe stopuam tek pyetja "Pra, e gjete?"
Pyes veten ku dreqin mund të jetë. Po më mbaron koha nga alternativa “larg nga një rrëmujë e një kantier ndërtimi” që është zemra ime. Kam ardhur pikërisht këtu për të ndaluar!

Ndoshta duhet të hap dritaret dhe të lë grimcat  e çdo momenti të humbur të fluturojë larg. Ndoshta duhet djegur … Të gjitha vendimet e gabuara m’u shfaqën prap, ndërkohë që të kërkoj ty.


Apo ndoshta jam thjesht e frikësuar. Jo, jo ndoshta. Unë jam absolutisht dhe pa mëdyshje e frikësuar. Kam frikë se do të gjej dhe do jesh aq e përkryer për mua, ose shkatërruese për mua. Kam frikë se po e tërhoqa tani batanijen fort nga vetja, do kem ftohtë dhe do nguroj të dal e të të kërkoj…

Unë e di se dashuria ime për ty nuk njeh kufij… Unë e di se dashuria ime është e vërtetë dhe e çmendur e  thellë, e dendur dhe e egër. Unë e di se dashuria ime është fatkeqësia ime natyrore më e madhe.

Të gjithë më pyesin për ty.

Dhe unë nuk mund të them asgjë. Unë nuk mund të them se unë jam duke kërkuar për një punë të re. Nuk mund të them se dua të rri vetëm tani, sepse jam në kërkimin tënd. Të gjitha do të jenë gënjeshtra.
Ndoshta duhet t’u them se ajo cfarë po kërkoj jam pikërisht unë, VETJA.  Abstrakte unë. E pasionuar, e durueshme dhe tërësisht inekzistente, unë!

…në kërkim të vetes!
…në gjurmim të egos!
…në shpëtim të shpirtit!

…në paqe me ty!

Comments

  1. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2349046229159 WhatsApp-i i dytë: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...