Skip to main content

Do të vish me mua?

Dëgjova se ke shkruar 100 të zezat për mua, me një gojë të hidhur si tënden, me kishe telendisur në një mënyrë të pisët shumë, po unë prap u zgjova në mëngjes. Si cdo ditë shkova në punë, ah më fal se harrova, piva edhe kafen e mëngjesit, mora dhe një kompliment, i qesha diellit në sy dhe shijova copëz muzike gjatë rrugës për në punë.

Pra ty të bezdis pompoziteti i hapit tim, edhe përpiqesh të hedhësh gura në cdo hap që bëj, po unë prap arrita në zyrë pa më ndodhur asgjë, e për më tepër sot hyra më e lezetshme se asnjëherë duke qeshur me shumë energji për titullin që fundja hollë-hollë, ja dhashë vetes, po aty për aty, e zhvesha kurorën e Miss-it se mua të tillë më bëri dashuria dhe pozitiviteti i të gjithë kolegëve të mi.

Do të më shohësh duke qarë? Edhe ?! Ja më pe… Po unë me sekonda do qesh prap kurse ti do trishtohesh më shumë. Mua nuk më thyen fjala jote, nuk më pret mprehtësia e gjuhës tënde të keqe, nuk më shtyn as brryli yt, sepse në fund të orarit zyrtar, unë prap do të di të ruaj ritmin e një rruge që e di shumë mirë se ku më con.

Ti po më thua se ty të shqetëson protagonizmi im. Mirë pra më thuaj pak, cfarë di të bësh ti, përvecse të grindesh me të mirën time?! Unë jam e veshur hollë me etikë dhe të jap ty një vijë rruge që të ecësh pak minuta përkrah meje. Dua që të dish se do qeshësh shumë, kam një ilac shumë të fortë që më dyfishohet dhe më kthehet sa më shumë e përdor, është sensi im i humorit.

Sepse brënda shpirtit tim, i kam kaluar unë të gjitha, kam qarë me shpirt, jam lënduar edhe unë, jam ndjerë bosh, jam ndjerë e shfrytëzuar, kam ikur nga vetja herë-herë, jam afruar limiteve, por unë stë kam urryer ty për lumturinë tënde, sepse të nesërmen në mëngjes, ti zgjohesh nën catinë tënde e unë poshtë times. Nuk të lakomva asnjë të qeshur, sepse brënda vetes ti qan gëzimin tim, dhe kjo të dobëson zemrën.




Unë jam version më i mirë i vetes time, konkuroj cdo ditë të brëndshem time, luftë bëhet në shpirtin tim, tani kam mësuar që ulërimat ti hesht në gropëza që të mos ndihen jashtë, unë jam ëndrra e vetes time, jam adhurimi që e shoh cdo ditë në pasqyrë, dashuroj me shpirt, qesh me shpirt, i dua njerëzit e mi në të mirë e në të keq, kam vendosur një standart që është gjithëpërfshirës, që sado ti të përpiqesh të më mbulosh më bojën tënde të zezë, unë të shkëlqej gjithsesi, sado të grisësh lumturinë time, unë do shkëlqej të nesërmen, mua më ka mbajtur me hatër zoti, ma veshi shpirtin në fytyrë, që nuk më tradhëton të jetë plot me shkëlqim edhe kur përballë i shfaqet një hije si ti…

Desantila

Comments

  1. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2349046229159 WhatsApp-i i dytë: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...