Skip to main content

Unë e di që ti do vish!




Ke lënë një cantë këtu dhe e di që me siguri do të kthehesh ta marrësh. Mban brenda shumë gjëra e është e rëndë për t’u lëvizur ndaj nuk kam ardhur unë të ta sjell. Sepse e di që ti do të vish… E kam futur diku që as të mos mundem ta shoh, sepse edhe skutat më të vogla të saj, i kam paketuar unë!

Është një pako e madhe që zë më shumë vend, e mbusha pak nga pak atë, e mban mënd, ditëve të ftohta të shkurtit. Sa e rëndë u bë në fund, as vetë nuk e kuptova që kisha futur dhe shpirtin brënda!

Ke një tjetër pastaj, në cep, ka një qese blu mbështjellë, atë e kam palosur ditë të hëne, dallohet, është e c’organizuar, ka një buzëqeshje, një hatërmbetje, një të puthur, të gjitha aty!

Këtë prej letre me gërma e ke të vecantë, se më vjen të qesh kur e kujtoj se cfarë ka brënda, janë të gjitha mesazhet e mia, analiza të detajuara të cdo gabimi tëndin, kërkesa të vrullshme për të të prishur gjumin me inatin tim prej zgjimit të herët, falenderime prej zemre, dhe një peng që e vura si fjongo të kuqe!

Ajo më e vogla ka një orë brenda!
Thonë se është dhurata më e shtrenjtë që mund t’ja dhurosh dikujt, koha, është gjithcka kemi, që ikën e nuk kthehet. Ajo, si unë, ecën!

Ah, po, kam dhe një filxhan, në fakt nuk është I yti, por ta kam vënë unë aty. Për cdo kafe që kam rrotulluar mëndjen me 100 pikëpyetje, për të hidhurën e saj me ëmbëlsinë e mëndjes time, për të nxehtën dreq kafeje që më e errët se vetë pasditja e dimrit, më shoqëroi kaq kohë.

Ke një grusht me kapëse fletash aty tek kutia e bardhë, që të ri-organizosh edhe njëherë ato që tashmë i di mirë, se jo pa qëllim t’i kam vënë aty!

Atë kalendarin që e vura në fund që të mos grisej, e kam rrotulluar me të kuqe në datën që përherë më duhet të ta kujtoja unë, e mos më pyet pse është lënë bosh kohëve të fundit, se janë të gjithë muajt që t’i lashë ty ti shënoje. Jo pa qëllim edhe kjo…

Në cep është një lodër me shumë fytyra, janë të gjithë ata që të rrotullohen ty, po unë si e keqe në sytë e tyre e mishërova në një trup me disa koka, se të gjithë njësoj janë, vetëm komedive të tyre i ndryshon titulli, njëherë më bëjnë mua të qesh e njëherë ty. Unë jua njoh teatrin, po mua nuk ma kuptuan asnjëherë të qeshurën…

Ngaqë të gjitha janë të paketuara në kuti e qese të ndryshme, mori një formë të cuditshme e gjithë canta e më duhej ta mbushja.

I dhashë frymën, të thellë e prej nga aty ku mbushesh me gjithë shpirt…


Ke lënë një cantë këtu dhe e di që me siguri do të kthehesh ta marrësh. Mban brënda shumë gjëra e është e rëndë për t’u lëvizur ndaj nuk kam ardhur unë të ta sjell. Sepse unë e di që ti do të vish…


Comments

  1. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2349046229159 WhatsApp-i i dytë: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...