Skip to main content

Më fal



Nuk di nga t’ja nis. Për një person si unë është shumë e veshtirë të pranojë gabimet.  Në fakt nuk ja them shumë për të qënë talent i “ndjesave”, por përpiqem të përulëm prej zemre, në ato gjëra që ndoshta me ose pa vetëdije mund të kem bërë për të lënë dikë të trishtë. Shpresoj të më kuptoni që nuk ka qënë aspak qëllimi im t’ju fyej dhe sinqerisht nëse e kam bërë më vjen vërtetë keq. Ju betohem. Jam njeri shumë i mirë. Tërheq mbrapsht cdo fjalë…




Të kërkoj ndjesë ty që dje të fola aq keq. Në moment e ndjeva peshën e fajit, po si një kokëfortë që jam, nuk e pranova në syrin  tënd, e vazhdova rugën time.
Më vjen keq që nga unë ke lexuar shpesh herë mesazhe refuzimi.  E di se në atë cast më ke urryer.
Më vjen keq që përvojat e tua të vërteta të jetës nuk konsiderohen prova për të më forcuar mua mëndjen.
Më vjen keq që imazhi dhe personazhi imagjinar prej një ylli televiziv është më e rëndësishme se sa jeta jote e vërtetë dhe aktuale, gjë të cilën unë ta kam “plasur” në fytyrë.
Më vjen keq që shpesh herë ma ka marrë më shumë vëmëndjen telefoni im sesa fjalët e tua në kafen e pasdites.  
Më vjen keq që askush dhe as unë nuk të besoi për atë eksperiencën e hidhur që kalove, jam treguar mizore e di.
Më vjen keq që të kam shkelur, sulmuar, manipuluar, dhe kam vënë në  pikëpyetje atë cfarë ke bërë për mua.
Më vjen keq që njerëzit nuk e kuptojnë kur ju thua  se je i "pafajshëm derisa të provohet fajtori".
Më vjen keq për shumë gjëra që ke dëgjuar nga unë.
Më vjen keq që në vitin 2015 ke dëgjuar nga unë edhe dështimet e mia, e di që kjo nuk më bën aspak pozitive në syrin tënd, as ty nuk të lumturon, as mua nuk më ndihmon. Kam orkestruar shumë akuza ndaj të tjerëve e kam harruar t’ja këndoj këngën e fajit edhe vetes.

Më vjen keq se ka shumë njerëz që ndoshta i harroj. Edhe version juaj i hatrit qëndron.
Më vjen keq që nuk keni marrë një falje nga çdo person i cili ka vënë në  pikëpyetje kredibilitetin tuaj, ka gjykuar karakterin tuaj ose ka mohuar realitetin tënd, e më mbrapa nuk ka pasur forcën të të thotë më fal…

Ndoshta edhe unë po e bëj me vonesë, por dije që nuk të kam hedhur poshtë për asnjë moment.
Më vjen keq që je ndjerë vetëm, duhej të të kisha ndenjur pranë, e di, isha veshur me egoizëm,
Unë jam e keqe ndonjëherë, por jam e shtypur nga lodhja e disave prej jush, ndaj e kam mbrotje egoizmin.

Megjithatë sot, gjej kohën që zemrat janë zbutur me të ëmblën e festave, për të thënë Më vjen keq, unë shpesh herë nuk jam versioni më i mirë i vetes time...


Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...