Sot, mos më pyet se si jam,
kam grisur shumë letra dhuratash e kam arrnuar zemrën me to. E ndjej kraharorin
plot tani...
Mora frymë thellë e thashë
faleminderit zot, më kanë thënë se zilia ka katër veshë e të dëgjon edhe kur pëshpërit,
ndaj ula kryet e me sytë mbyllur pranova dhe njëherë në heshtje se të lumtur të
bën një zemër plot!
Mendova se si kaloi kaq
shpejt një vit e sa fuqi ka koha të jetë ekstazë e ndryshimeve të mia. Shfryva në
heshtje për cdo individ që më ka dashur më pak se c’meritoja e prap me kokën
ulur rradhita arsyet se pse kursehen njerëzit të të japin atë cfarë ti ua ofron
si gosti në shikimin tënd. Akoma besoj se njerëzit e pafuqishëm të përballojnë
stuhinë e një shpirti si të timin, më shohin nëpërmjet syzeve të diellit, me
frikën se jam rreze e fortë! Në fakt jam e lindur në qershor, di që kam një
shpirt të ngrohtë dhe e përcjell të butë në cdo cep ku qëndroj.
I lashë dhe njëherë të vegjëlit
në shpirt, në kufirin e tyre, nuk i mbaj dot, dorëzohem!
U ktheva aty ku përqafimi im
ndihet i plotë, te njerëzit që i dua me shpirt! Të paqtë ma bëjnë jetën ata me
të cilët fati mi ka prurë në rrugë për të më shoqëruar e herë-herë për tu bërë
krah, për të qarë lotët e gëzimit e për të fshirë ato të trishtuarat.
Të ngrohtat cokollata që pa
to sdo të ishin aq të ëmbla ditët e dhjetorit, rrugët e ftohta të bëra me vrap,
ëndrrat që cdo vit presin të zgjohen me realizim, pikëpyetjet që edhe pse kalon
viti, nuk marrin ende një përgjigje, këpucët e blera pa kursim, dëshirat e
fustaneve që mbajnë rradhë të bëhen protagoniste, copëza letrash të shkruara të
mbetura në funde cantash, sa “të dua” e mesazhe të padërguara mban memoria e një
telefoni, boshllëku i pritjeve në aeroporte, provime jete, rrugë të humbura e të
gjetura pas një lodhje, njerëz si udhëtarë treni, të zbritur në stacione të
ndryshme, kritika e lavdërime, përqafime të ngrohta të njerëzve të largët, sa
urime për të jetuar 100 vite e më shumë, sa hezitime të bëra shuk në kosh për
gjëra që kushedi se ku do të ishin sot, sa përshëndetje të panjohurish e
indiferencë të njohurish, fërkime me thikë në duar e lule pa gjëmba të dhuruara
në një grusht, gota alkoli të konsumuara për shëndet tëndin e timin, sa alkol i
pirë në trishtim e sipër, lutje për të qëndruar, ankth për t’u larguar, rrugë të
bllokuara nga qarkullimi kur më së shumti nxiton të shkosh diku, e boshllëk i
frikshëm kur ndodhesh kuturu në rrugë, thashetheme thashetheme pafund, gërma të
mbledhura si një kokërr ulliri kur qëllon të jetë i hidhur, e në pjatën tjetër,
bollëk ëmbëlsie deri në velje...
Se si m’u mblodhën të gjitha
sot, e smë peshuan rëndë aspak, se i seleksionova lehtë kur kafenë e parë e
konsumova në drekë, dhe mëndja ish zgjuar më herët se trupi. Flakë të kuqe të
lyera buzët më ngjyrën e dashurisë, që sot e putha si penel piktori, mbi cdo
faqe që e ngrohtë më uroi krishtlindjen...
Grisa shumë letra dhuratash
sot, e me to arrnova zemrën! E ndjej kraharorin plot tani...
Desantila
Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
ReplyDeleteNë fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.
WhatsApp-i i tij: +2349046229159 WhatsApp-i i dytë: +2347041196471
dawnacuna314@gmail.com