Skip to main content

Kam arrnuar zemrën sot!


Sot, mos më pyet se si jam, kam grisur shumë letra dhuratash e kam arrnuar zemrën me to. E ndjej kraharorin plot tani...
Mora frymë thellë e thashë faleminderit zot, më kanë thënë se zilia ka katër veshë e të dëgjon edhe kur pëshpërit, ndaj ula kryet e me sytë mbyllur pranova dhe njëherë në heshtje se të lumtur të bën një zemër plot!

Mendova se si kaloi kaq shpejt një vit e sa fuqi ka koha të jetë ekstazë e ndryshimeve të mia. Shfryva në heshtje për cdo individ që më ka dashur më pak se c’meritoja e prap me kokën ulur rradhita arsyet se pse kursehen njerëzit të të japin atë cfarë ti ua ofron si gosti në shikimin tënd. Akoma besoj se njerëzit e pafuqishëm të përballojnë stuhinë e një shpirti si të timin, më shohin nëpërmjet syzeve të diellit, me frikën se jam rreze e fortë! Në fakt jam e lindur në qershor, di që kam një shpirt të ngrohtë dhe e përcjell të butë në cdo cep ku qëndroj.

I lashë dhe njëherë të vegjëlit në shpirt, në kufirin e tyre, nuk i mbaj dot, dorëzohem!

U ktheva aty ku përqafimi im ndihet i plotë, te njerëzit që i dua me shpirt! Të paqtë ma bëjnë jetën ata me të cilët fati mi ka prurë në rrugë për të më shoqëruar e herë-herë për tu bërë krah, për të qarë lotët e gëzimit e për të fshirë ato të trishtuarat.

Të ngrohtat cokollata që pa to sdo të ishin aq të ëmbla ditët e dhjetorit, rrugët e ftohta të bëra me vrap, ëndrrat që cdo vit presin të zgjohen me realizim, pikëpyetjet që edhe pse kalon viti, nuk marrin ende një përgjigje, këpucët e blera pa kursim, dëshirat e fustaneve që mbajnë rradhë të bëhen protagoniste, copëza letrash të shkruara të mbetura në funde cantash, sa “të dua” e mesazhe të padërguara mban memoria e një telefoni, boshllëku i pritjeve në aeroporte, provime jete, rrugë të humbura e të gjetura pas një lodhje, njerëz si udhëtarë treni, të zbritur në stacione të ndryshme, kritika e lavdërime, përqafime të ngrohta të njerëzve të largët, sa urime për të jetuar 100 vite e më shumë, sa hezitime të bëra shuk në kosh për gjëra që kushedi se ku do të ishin sot, sa përshëndetje të panjohurish e indiferencë të njohurish, fërkime me thikë në duar e lule pa gjëmba të dhuruara në një grusht, gota alkoli të konsumuara për shëndet tëndin e timin, sa alkol i pirë në trishtim e sipër, lutje për të qëndruar, ankth për t’u larguar, rrugë të bllokuara nga qarkullimi kur më së shumti nxiton të shkosh diku, e boshllëk i frikshëm kur ndodhesh kuturu në rrugë, thashetheme thashetheme pafund, gërma të mbledhura si një kokërr ulliri kur qëllon të jetë i hidhur, e në pjatën tjetër, bollëk ëmbëlsie deri në velje...

Se si m’u mblodhën të gjitha sot, e smë peshuan rëndë aspak, se i seleksionova lehtë kur kafenë e parë e konsumova në drekë, dhe mëndja ish zgjuar më herët se trupi. Flakë të kuqe të lyera buzët më ngjyrën e dashurisë, që sot e putha si penel piktori, mbi cdo faqe që e ngrohtë më uroi krishtlindjen...

Grisa shumë letra dhuratash sot, e me to arrnova zemrën! E ndjej kraharorin plot tani...

Desantila

Comments

  1. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2349046229159 WhatsApp-i i dytë: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...