Skip to main content

Nëse do të mjaftonte vetëm kaq...



Që ëndrrat të mos kishin një kuptim dhe të mos na duhej një emër për t’i cunguar hapësirën, që të mos na duhej të kërkonim vëmëndje e as t’i jepnim me patjetër një sens, nëse do të mjaftonte vetëm kaq...Që ditëve të mos ja vidhnim kryefjalën por të mbanin emrat e tyre, që e hëna të mbetej e njëjtë e po ashtu të premten rastësisht të shiheshim diku. Pa thënë asnjë fjalë magjike, pa asnjë grimë sheqer.

Nuk do të më bindej më as shikimi nëse jashtë këtyrë ecjeve do të filloja të hidhja hapa, sepse dëshmia më e qartë do të ishte përballja me zemrën si pjesë të një jete të jetuar pa pengje , do të rendisja veten, do të rendisja ty, e për ta c’dramatizuar të të thoja se do të mjaftonte deri këtu.

E kam vënë zemrën mënjanë me ty, që të mos thyhet e të mos ndjejë trishtim nëse një ditë nuk do të mjaftojë vetëm kaq. Që të largohemi edhe pa thënë natën e mirë sepse pa e ditur e kemi thënë me një puthje pa asnjë fjalë, të mbajmë larg njëri tjetrin nga njëri tjetri me sigurinë se prap do të shihemi e në një kafene të rastësishme do të pyetemi thjesht si je? Si dy të njohur prej vitesh do të qeshim e prap në heshtje do kthehemi të huaj pa thyer heshtjen më tej.  Sepse në atë copë rruge që zgjedh ta ndaj me ty, ndjej se si dua veten fort, duke mos e mbrojtur më nga ty por nga vetja.



Pse duhet të jemi patjetër një yll si për një dëshirë, sikur po të mos jemi thjesht ne s’do të emërtoheshim si frymorë? Nëse do të mjaftonte që të ishim vetvetja, do të ishte më e thjeshtë të gjenim fytyrat edhe njëherë diku në një vend të ri me kujtime të vjetra që padashje do të na bëjë të kthejmë pas vetëm buzëqeshjen e jo kohën.

Mund të gjej në një këngë, në një film, rrugë apo thjesht në një fotografi, e do të ruaj në mëndje se si duket njeriu në atë grimë lumturie.

Sikur të mjaftonte vetëm kaq!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...