Skip to main content

I dashur shpirt binjak!



Kisha dëgjuar se stuhitë e gjëmimet e qiellit e bëjnë më të fortë tokën, kisha lexuar se thyerjet e bëjnë më të fortë njeriun, po nuk e mësova as prej qiellit as prej diellit se ku mund të të gjeja ty!

I dashur shpirt binjak, 
në fakt mendoja se ti nuk ekziston, se je një legjendë urbane, dhe cdo gjë lidhur me ty thuhej vetëm në libra. Por jam kurioze të di si isha unë kur u takuam? Në c'formë erdhi zemra ime tek e jotja? Tani nuk kam më frikë të di asnjë përgjigje. Unë nuk kam frikë se librat e përrallat do të të marrin me vete, kujtimet e tua i kam gdhendur fort nën lëkurë, aty ku më pulson cdo rrahje e ndjesisë tënde! Sot po mendoja se sa e vogël bëhet bota kur njeh gjysmën tënde. Po mendoja se sa egoiste më paska njohur pasqyra, asaj të vërtetës që i kam thënë gjithcka, e cila me paska gënjyer kur i rrëfehesha se ndihem plot. 

M'a shkunde shpirtin, më bëre të dal prej guackës time, ti më motivon! Nuk je gjysma ime, je pasqyra më e mirë e vetes time! Ti nuk më bën thjesht një njeri më të mirë, ti më frymëzon ta bëj vetvetiu këtë gjë.Në të mirë e në të keq, në fund të ditës kam kthyer kokën nga ti dhe jam shkundur nga qindra pyetje, ti erdhe me vrull, më bërë të vendos pikëpyetje, më ndryshove ditën, jetën, me thjeshtësinë tënde, zhveshur nga idealizmat me forcën për të më tërhequr në një botë në një sekondë.

I dashur shpirt binjak...
Gjatë jetës kam njohur shumë njerëz, por askënd si ty. Ishte e thënë, të mblidheshim në një shtrëngim, në të mirë e në të keq, të ngrinim një dolli për cdo ditë që do të vijë, për cdo natë e përgjithmonë! Nuk të gjeta librave, as përrallave, as në stuhi e gjëmime qielli nuk të kërkova. Ti erdhe në një natë me shi, si për të fshirë cdo bojë mbi letrën e ditëve të shkuara, ti erdhe, dhe me ty të dielën bëri diell!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...