Skip to main content

…ende besoj se jam një vajzë që di të dua!

Ndonëse jam thyer e pa fjalë kam mbetur, netëve ku zgjuar rëndoja kryet me pikëpyetje, edhe pse kam heshtur e kam urryer veten jo pak herë, prap, jam një vajzë që di të dua! Ndonëse provova shije të hidhura, në ditët kur mendoja se jam e lumtur, dhe jeta më ktheu shpinën, mësova të zgjohem edhe njëherë pa pendime e t’i gëzohem pranverës.

Gostitë që na ofron tryeza e jetës, janë njëmënd shije për t’u provuar, as unë as ti nuk i kemi shpëtuar, jemi bërë palë me të, jemi ngopur, në të ëmbël e në të kripur, por prap i jemi gjendur vetes ulur sërish përballë saj. Prap kemi zgjatur duart për një tjetër pjatëz në mëngjese të vona...

Dje, pashë veten në pasqyrë, ngultas kërkoja të shihja edhe njëherë shpirtin që di të dojë, të shihja në sy veten e të njihja prap një zemër që rreh, të gjeja edhe njëherë buzëqeshjen e njeriut që ngritjen e ka më të fortë se rrëzimin, atë fytyrë jetë-plot që do të thotë një ditë me gjithë zemër, po! Po, unë jam një vajzë që besoj në dashuri, jam ende një vajzë në thelb që besoj në përralla, e kam lexuar jetën time qindra herë si të ishte një roman, jam veshur në rolin e personazhit kryesor, kam qarë e jam lumturuar me histori e me jetë librash, ndonëse jam thyer e pa fjalë kam mbetur nga vetë jeta ime…ende besoj se jam një vajzë që di të dua!

Cdo gjë ndodh nga një herë… por nëse ndodh dy, me siguri do të ketë edhe njëherë të tretë!
Ndaj ju binda edhe këtë herë rrugëtimeve të diktuara. U binda dhe hodha pas krahëve gjithcka më shkundi qënien pa i përsëritur vetes fjalë dhembje: mund të kishte qënë ndryshe. Jo, cdo gjë ka qënë ashtu për një arsye, e tillë ka qënë dhe nuk do të bëhej më mirë, unë edhe ti thjesht do të mësoheshim me të!

Unë do të jem prap një poezi të cilën nuk do të di kurrë ta shkruaj, do jem një muzikë e pakënduar në pianon tënde, do të jem një pikturë në pritje mbetur në telajo, do të jem prap një vajzë që di të dua… dhe kjo është ajo që kam dashur t’ja them vetes e ty, prej në zgjim e deri në gjumin e thellë, kam gjetur edhe njëherë brenda vetes një fytyrë jetë plot që do të thotë me gjithë zemër, po!
Një ditë do të harrojmë lotët, dhimbjet, e në heshtje do të kuptojmë se liria nuk është hakmarrja ndaj atyre që shpirtin na e thërrmuan, por t’i lëmë gjërat në kohën, rrugën e vendin e tyre.

Unë do të jem historia që do të dua të tregoj, e një vajze që di të dojë…

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...