Skip to main content

Glorifikim zemrash...


I ngopëm shpirtin njëri tjetrit e ngritëm balona mbi peisazhe të jeshilta fushash, heshtëm sepse zemrat janë të vogla për të mbajtur aq shumë lumturim, u dorëzuam në përballjen e shikimit, u puthëm.

E dua diellin fytyrës, më bën të harroj rregullat, më cliron mëndjen e si zog fluturoj në cdo cep të dëshirës. Lumturohem si të mos kem njohur kurrë dhimbje e prej buzëqeshjes them njëmijë fjalë të bukura, ja dua vetes guximin për të dashur, nuk ka gjë më të ngjyrosur sesa shkëlqimi i shpirtit.

Sa e madhe bota kur dashuron!
M’a lejon edhe ajri të krijoj një ndjesi që më përket vec mua, me qiellin në krah ndjej një ngasje të tregoja se e imja është ndryshe, asgjë nuk i përngjan asaj, nuk është aq vanitoze sa t’i mjaftojë vec rrahja, e imja zemër është e mbushur me det e qiell!


Nuk kam mësuar ende të dua me intervale, më pulson ndjesia statike njësoj, edhe dje edhe sot edhe nesër do të jetë po kështu. Nuk kam njohur revolucion në shpirt prej ditës kur mësova t’i bindem mendjes edhe zemrës në dhomat e tyre. Jam një e burgosur e diellit, më ngroh deri në kockë derisa i përballem pa frikë e sytë nuk ja heq. Dua të jetoj qindra herë me zemrën hapur, larg kontratës së pashkruar për të mos dashur, me sytë pritës për një përqafim. Marr një balonë që më zbret drejt e në shpirt, të pakonkurueshmen zemër tënden të kuqtë...

Të qënurit një botë e madhe dashurie më mban gjallë premtimin se do jem njëmijë herë festa e shpirtit për ty, vështirë se do të doja në formë tjetër vecse me gjithë zemër. I mbaj dy sytë hapur për të qënë e kthjellët kur drejt meje kam një rrugë udhëtimi të cilës i duhem t’ja shoh mirë rrugicat e daljet.

Sa e madhe bota kur dashuron!

Zemra gjen zemrën, rruga ndjek udhëzimet e tabelave, sytë flasin me fuqinë e të pathënave fjalë, një balonë gjigande ngrihet kur rrugës bashkohemi ne. Dua të jetoj gjatë aty...

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...