Skip to main content

Kjo është për ty!


Në jetë ndodh të takojmë shumë njerëz...
Disa t'i mbajmë përkohësisht e disa të na duan për pak, të tjerë ti duam për gjithë jetën e për sa të jetojmë të na duan në gjithësinë e tyre...
Në vetvete ti përbën një gjë të madhe, ti je shumë të vogla bashkë. Ti, je e qeshura me zë të lartë, je ndryshimi tek unë!

Të kam dashur pak, e sot të dua më shumë! Kam kuptuar se natën vonë, kur tik-taku orës zhurmon dhomën, ka dicka që rreh më fort dhe mposht cdo tingull, është rrahja e zemrës. Nga ky moment e në vazhdim, të premtoj se në fillim do të jem shoqja jote më e mirë, shtysa jote, forca e një dite të zymtë, rrugëtimi yt i besuar kur do të duash t’i zhdukesh ulje-ngritjeve të jetës…
Të zgjedh ty, e të kërkoj që mbi gjithcka, të duash veten për atë që je, të duash jetën, me gjithecfarë ke! Të zgjedh ty, sepse me ty, kam forcën të bëj botën më të bukur!

Më duket sikur cdo gjë, më ka sjellë drejt rrugës tënde, ndaj sot, të zgjedh ty, për gjithë njerëzit që nuk zgjodha në jetë, për gjithë ditët që nuk të kam patur, për cdo fjalë që mbahej peng skutave të mëndjes time! Të dua kështu sic je, pa dashur të të ndryshoj.



Do të të takoja në të gjitha dimensionet e kohës e në cdo orë të ditës do të të doja në formë të njëjtë! Do të isha njësoj në ëndërr e në mëndjen tënde, nën të njëjtin qiell e nën det, atje thellë, poshtë, ku jeta merr vlerën e thesareve!

Të të kem  e të të mbaj, në një ditë si kjo, e në të gjitha në vazhdim…

Të premtoj se do të jem me ty, edhe kur bota të të kthejë shpinën e kur cdo ëndërr të të grihet copash, kur triumfet të jenë të vogla, e me të tillë hapa, të ecësh drejt fitoreve të tua, do të jem me ty! Të të dua njësoj sic të doja kur më pohoje se ti pëlqen aromën e librave të vjetër dhe njëkohësisht parfumin tim, kur më thoje se dielli ndricon më fort mbi mua, kur të kesh hënën ulur në prehërin e syve, kur lot yjesh të të bëhen mburojë…

Dua t’i njoh stinët vetëm në oborrin e një historie që më fton t’i ulem si mike, të bëj rrugë të gjata pa premtime, të qesh me shpirt e të të kërkoj dhe ty të duash jetën! Ti je një ëndërr, e cila ka lindur, ti je gjithckaja e vizatuar prej dëshirave të një jete!


Pranë oxhakut, në ditët e ftohta të dimrit, premtoj se do të jem aty, duke të të pëshpëritur se bën ngrohtë dhe në shpirt!  Do të bie në dashuri me ty, sic rashë dikur, me shkëlqimin që marrin sytë e tu, duke më vjedhur dhe njëherë zemrën si dikur…!

Comments

  1. Fjale nga zemra = fjale nga desantila. Tani nuset i kane gjetur fjalet me te bukura per njeriun e dashur ne diten e dasmes. Per kete duhet te falenderojne desantilen

    ReplyDelete
  2. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete

Post a Comment