Skip to main content

Sa peshon një premtim?



Është kaq e madhe si fjalë e në dinamikën e jetës mendoj se nga të paktat gjëra që mbetet e pandryshueshme, është ajo copëz magnet që na mban shtrënguar edhe të nesërmen.
Në ato mendime të qarta e të kthjellëta mëngjeseve i shtroj vetes dilemën, po përpiqem të arrij diku apo thjesht po përmbushim një premtim? Të mbash fjalën e dhënë... të thuash një fjalë e cila pritet të formësohet në një kohë të caktuar ose në rastin më të keq, të mos marri kurrë formë. Premtimet herë herë edhe na gënjejnë për një të nesërme që as unë as ti nuk e dimë nëse do të vijë... 
 
Por dreqin, dreqin, çfarë droge për shpirtin që janë. Njësoj si ty, edhe unë kam varësi ndaj tyre, bindshëm madje them, nuk do të hiqja kurrë dorë prej tyre, përbëjnë atë lloj shtyse që në ditë të caktuara të më shtyjnë të sfidoj edhe veten për hir të tyre... 

Ka lloje të ndryshme premtimesh, nga ato më të voglat e deri tek ato që mund t'i quaj pranga, që të mbajnë mbërthyer por të shtrëngojnë e të dhëmbin, të ulin kryet e të vjedhin lot, këtyre të fundit i druhem fort. Viktimat e denja si unë janë të shumtë, je ti, është ajo, jemi ne që ja njohim prej në rrënjë thelbin e një fjale të dhënë. Nuk do ishte e lehtë të guxoje për një premtim, është deklaratë e fortë të zotohesh për të bërë diçka. 
T'i përmbahesh fjalës së dhënë përben një kuptim special, sepse do të thotë që premtimi nuk mbeti në një mendim por doli jashtë saj e të bëri të ecësh në atë rrugë të cilën ende pa e ditur se si do të ishte, u zgjove e shtrëngove dhëmbët e bëre hapa cdo ditë! Gjatë rrugës, fjalët mund të ndryshojnë, por asnjëherë rëndësia e tyre. Pesha që rëndojnë, është forca më e madhe në shpirtin e dikujt.



Sa herë kam premtuar, kam ndjerë një lloj krenarie së brendshmi sepse mendoja që dikush ka aq besim te unë sa më beson dicka që mund t'i ndryshojë edhe jetën, edhe jam përpjekur fort që të mos zhgënjej askënd. Pa fjalën jam asgjë, humbas integritetin njerëzor, do të humbisja kredibilitetin, do të prishja ëndrrat e dikujt, do të humbisja reputacionin social... do të isha një peshë e rëndë e pavlerë ndjesish negative e shijeje të hidhur!

Ndaj ja kam frikën premtimeve, madje do të të doja të mos i dëgjoja nëse janë si një kuti boshe e mbështjellë në fjongo. Një paketë e tillë do të më mbante shpirtin pezull e derisa të zgjidhja atë kuti, të cilin do e prisja me ankth, do të më zbrazej zemra prej kotësisë. 
Nëse nuk mundesh, mos thuaj! Premtimi peshon tepër rëndë, nëse nuk mundesh, mos u zoto se e mban, do të të thyejë e do të të kërrusë. Mos më premto hënën, por më thuaj se ulur me ty, prej dhomës së gjumit, yjet edhe mund t'i numëroj, e të ruaj me sy nëse bie ndonjë i tillë për dëshirat e tua.

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...