Skip to main content

Ty, që m'a ngjyros edhe errësirën!

Ka momente nga ato vetmitaret e shumë dëshiruara kur i bej vetes shoqëri, që të gjej pranë, ty. Në ato mendime krejt intime e të vogla të pushimit, si një i paftuar lumturi-plot, vjen dhe më lëshon ca pikëza prej ndjesisë tënde.

Kam emigruar ëmbël në mëndjen tënde, se di si rri aq qetë aty, dicka më thotë se kjo është ajo përgjigja e gjithë turra-vrapit tim për të prekur edhe shpirtin tënd. Padashje e kam kapur veten dy tre herë duke përfshirë fjalën "ne", aty jam stepur, i kam rrotulluar sytë e se mbaj mënd se si nuk të kam hequr më prej mëndjes. Deri diku isha liruar prej prangave të egoizmit, paskam jetuar mëndje mbyllur e me kast të paskam mbajt jashtë. Dicka kam ditur dhe unë... E kam ditur se kur të jem në tehun e trishtimit do të vish ti e me shkujdesje do më tërheqësh me vrull drejt përqafimit tënd, po nuk e kam ditur që ky do të ishte vendi im i lumtur!

Jam përhumbur në atë fragment sekondi kur të gjeja drejt e në planet e mia për të ardhmen dhe për cudi nuk ndjeja aspak frikë, as varësi ndaj kësaj gjëndje, përpiqesha t'i shquaja vetes se cfarë më bën kaq beton në situata të koklavitura, ku e gjen mëndja rrugën në ato lloj humnerash të thepisura, që deri dje vrisnin realitetin...
"- Të lutem më sill dy kafe! 
 - Të dyja për ju?
 - Po po, të dyja"

    Të parën e pij për veten dhe shkon drejt e në vendet më të errëta, thonë se mendimet janë të lira po forca me të cilën i përdor kushton shumë...
    Njëjtë si me fjalën, fjala është e lirë, po faturon shumë, shumë, kur e nxjerr prej gojës!
    Të dytën kafe e pi për ty!
    Bota dikur trembej të shkruante për ndjesi të forta, fshehurazi dy zëra të mbytur rrënxë një cepi shuanin një puthje, në fund të fundit, përbënte art!

    Sytë kanë gjithmonë një arsye për të parë, ndonëse herë veshur në lot e herë të shndrritshëm prej gëzimi, janë aty, me hapje mbyllje të papushim, si pulsim zemre, shohin edhe më thellë se dukja...
    Njeriu është e vetmja qënie që i fshihet e i trembet vetes, beteja më e rëndë është mes asaj që di dhe ndjen, ndonëse e di që kjo botë vuan nga ulërima e të marrëve, zgjodha ty, që m'a ngjyros edhe errësirën!

    Comments

    Popular posts from this blog

    Dashuria të ngrihet në këmbë!

    Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

    Ne pa ty!

    Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

    Edhe një herë

    Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...