Skip to main content

E ke menduar ndonjëherë si do të ishte bota pa mua, pa ty?


Unë vetë nuk e di si do ishte kjo botë po të mos ekzistoja unë, nuk e di a do isha si një pjesëz e munguar në jetën e dikujt, ndoshta edhe mundet. Por ndoshta do isha lindur në trup e në jetë tjetër, nuk do isha kjo që jam, mund edhe të kisha lindur në një kontinent tjetër e të jetoja ndryshe, mundet...

Ka momente kur ndihemi krejtësisht të vegjël në botë, të zhveshur nga fuqitë për të ndryshuar dicka, megjithatë mendoj se jetët që kam prekur, njerëzit që kam njohur, emocionet, ndjesitë dhe të gjitha të voglat e patjetërsueshme, më bëjnë mua ashtu sikurse edhe ty, të shohim se në fakt e vogël është bota, jemi ne ata që i japim dimension.

Ka një cast kur në heshtje e gjen veten padashje duke reflektuar në xhunglën e shumë ndodhive që ti vetë i ke trazuar. S'do të doje të kishe ndryshuar asgjë, ose do t'i bëje të gjitha ndryshe, por në cdo etapë të jetës do gjeje një përkëdhelje të sedrës duke mos e limituar aspak veten por në thjeshtësinë e cdo gjëje që të rrethon, do të pohoje e bindur, jam cdo gjë që kam bërë, jam cdo ndodhi që kam jetuar, unë jam ndryshimi!


Bota do të ishte e mërzitshme pa ty!
Askush sdo të kishte të qeshurën tënde, emrin tënd, mënyrën se si ti afekton jetën e dikujt, gëzimin që sjell, dhe atë që të bën të jesh unik në botë!

Nëse ti nuk do kishe ekzistuar, tjetër kush do të vinte në jetë, por ti do të përbëje një mungesë dhe jeta do të ishte e mërzitshme pa ty... Nëse nuk do të lindte një piktor, unë nuk do mundja të shihja diversitetin mes gjithë të bukurave, nëse nuk do vinte në jetë një tjetër njeri, do kishte edhe hapësira të paprekura të mendjes time që ndoshta të tjerë sdo të mundnin t'i shquanin, ndaj ti përbën ndryshimin!

Me gabimet e me cdo veprim të kryer me kujdes, me gërmat e zeza mbi të bardhë e me cdo fjalë të thënë e të pashquar, po të mos ekzistoje ti, botës do t'i mungoje gjithsesi...
Nuk je ti i vogël në botë, bota është e vogël para teje, sepse po të mos egzistoje ti, botës do t'i mungoje gjithsesi...



Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...