Skip to main content

Unë kam frikë ti fshij kujtimet!


Ndonjëherë harrojmë se i përkasim vetes duke kërkuar të gjejmë veten në një zemër tjetër. Ndonjëherë harroj që i përkas vetes, aq shumë jam zhytur në shpirtin tënd sa nuk më kujtohet më se si është të jesh pa ty...

Mos më bëj të humb tek ty nëse ti ke verbuar shpirtin e nuk di të kërcesh këngën time të preferuar, të lutem mos më pëshpërit fjalë të cilat një ditë do ti qaj si kujtime. Nëse nuk mundesh të qëndrosh sic dua unë, më mirë të shkosh pa lënë ende kujtime. Sepse nuk mundem të gëzoj më me vuajtjet e mia e as të vuaj më për disa caste të vogla lumturie, sepse nuk kam më asnjë minutë të tepërt të shkruaj përralla e as të fantazoj për personazhe të cilat unë vetë i kam idealizuar si perfekte, po munde eja ashtu sic je, po munde më kurse edhe një tjetër gabim!

Të dy e dimë se sa frikë ke ti nga vetja kur bëhet fjalë për të hapur dyert e zemrës...
Por shiko përreth, në një botë si e jona është vështirë të njohësh tjetrin të vërtetë... jashtë një kornize e cila na ngurtëson keqaz, sot është e vështirë të njohësh një njeri sepse askush nuk të jep veten sot, por të japin aq... aq sa nuk mjafton për ta përqafuar një zemër brenda zemrës!


Ndaj po munde, eja ashtu sic je. Unë kam frikë ti fshij kujtimet, dhe nëse ndonjëherë do të shuaj largësinë, do të gjej gjithmonë një arsye ta bëj vetëm nëpërmjet një kujtimi. Ti do ta gjesh përherë veten në cdo grimcë timen, do të gjesh një dorë që do të jetë aty për ty kur bota të të kthejë shpinën, do të gjesh edhe njëherë përqafimin e dikurshëm që nuk të ka harruar kurrë, ndoshta ti do të qash dhe do të thuash fjalë që dikur i ke thënë, do të rikthehemi tek A-ja, do të harrojmë se i përkasim vetes duke i lënë edhe njëherë zemrën njëri tjetrit.

Do të jem aty kur të mos duash të flasësh, do të bëj shoqëri me heshtjen, do të jem kur askush të mos duartrokasë, do të lë heshtjen të ngrejë siparin mes nesh, do ti shuaj unë dritat kur të mos duash të shohësh askënd, do të jem aty kur të zgjohesh, kur të bërtasësh, kur të kërkosh me ngulm ti bësh gjërat ashtu sic do ti, do të jem kur askush të mos jetë, e di pse? Sepse shpirtin e njeriut të lumtur duam ta shohim të gjithë, në thelb jemi të etur dhe egoiste që prej tjetrit duam të marrim më të mirën. Unë dua të jem aty sepse unë kam frikë ti fshij kujtimet, dhe nëse ndonjëherë do të shuaj largësinë, do të gjej gjithmonë një arsye ta bëj vetëm nëpërmjet një kujtimi.

Ndonjëherë harroj që i përkas vetes, aq shumë jam zhytur në shpirtin tënd sa nuk më kujtohet më se si është të jesh pa ty...



Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Unë e bërtas veten!

Kam mësuar të mos hesht, as të qëndroj aty në cepin e jetës duke pritur kokulur se cdo të ndodhë, kam mësuar të mos ulem e sodis veten që thjesht frymon. Kam mësuar të bëj shfaqje e të vjedh vemendje edhe nëse jam mes qindra njerëzish dhe zhurmën ta kthej nga vetja. Kam dashur të jem qendra e botës dhe ja kam bërë vetes të lehtë për të mbërritur pikërisht aty ku kam dashur. Por më shumë se kaq, kam mësuar që të mos friksohem nga pasiguria, as nga ato momente kur gjithçka duket si një labirint ku humbas orientimin. Kam kuptuar se jetët tona shpesh ngjajnë me një teatër të pashmangshëm, ku secili prej nesh është një aktor që luan rolin e vet por pa ditur fundin e shfaqjes. Dhe, ndonjëherë, kur dritat janë fikur dhe përfundojnë duartrokitjet, e vetmja gjë që mbetet është të frymosh thellë në errësirën e vetmisë dhe të marrësh udhë të reja. Kam mësuar që t’i pranoj gabimet si shenjë e shërimit, të kuptoj se ato janë si gurët e hedhur në lumë të pavlerë për ata që refuzojnë të shohin p...