Skip to main content

Dukesh kaq bukur!


Kur ti dorëzohesh në atë përqafim, kur në atë prehje gjen strehën më të butë, në atë cast, ti dukesh kaq bukur. Kur e gjen me sy mbyllur rrugën për atë shtrëngim, kur një pjesë të shpirtit e lë në atë përqafim, dukesh kaq bukur.

Më thuaj nëse je i lumtur, më thuaj nëse nuk je, do të gjej një mënyrë të të jap nga vetja pjesën time më të dobët, zemrën, vetëm mos më thuaj që është e vështirë, ti mbajmë larg gërmat që ajrin e tymosin sepse rrugët do të na bashkojnë prap në një përqafim! Mund të gënjesh dukjen por shpirtin si e ngushëllon? Në orën më të pafajshme të natës, më thuaj, a mendon se ndonjëherë edhe gabon?

Nëse trishtohesh, nxito dhe eja në vendin e zakonshëm, nëse nuk do të jem aty, më kërko sepse një zemër e gjen gjithmonë rrugën. Do të të kujtoj se asnjë ndjesi nuk fle përgjithmonë duke u shuar, do të të zgjoj edhe njëherë një shpirt të vjetër e në këtë ritakim do të të përqafoj fort, për të të thënë me gjithë zemër, jam me ty, kam qënë gjithmonë.


Kur të shuajmë edhe njëherë mallin për njëri tjetrin e të shihemi në vendin e dikurshëm do të të kujtoj se jam e njëjta që dikur dashuroje, nuk kanë ndryshuar as fytyrat, as ndjesitë, as vendi ynë, është vetëm koha që nuk na pyet ne dhe numëron ditë të ndara në kalendar. Vjedhurazi do të shohim njëri tjetrin me bisht të syrit, duke mbetur në thelb po prap ata dy të panjohurit e fillimit, që dikur nuk guxuan të pyesnin as për ditët kur mërziteshim ashtu kot me njëri tjetrin duke u ritakuar me hatërmbetjen e fshehur në një buzeqeshje.

Kur të pyetemi edhe njëherë si je, dua që të të tregoj se pa ty nuk ka qënë njësoj por në formë të njëjtë e kam gjetur vetë ngushëllimin për të të afruar nëpërmjet gjithckaje të lënë si një pjatë e ftohur mbi tavolinë, si një lule e tharë mbetur në vazon e qelqit, kam gjetur edhe njëherë muzikën, rrugën edhe ndjesitë që më mungonin. Kam fshirë pluhura që të uleshim prap të dy, kam ndërruar lulet dhe vazon e kam mbushur prap me ujë që sot, tani, të takohemi në vendin e zakonshëm...

Më thuaj nëse je i lumtur, më thuaj nëse nuk je, do të gjej një mënyrë të të jap nga vetja pjesën time më të dobët, zemrën. Në orën më të pafajshme të natës, më thuaj, a mendon se ndonjëherë edhe gabon? E nëse jo atëherë eja këtu, në vendin e zakonshëm, më përqafo, dukesh kaq bukur!

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...