Skip to main content

Unë jam!

Po bëj një festë!
Do t’ju ftoj të gjithëve, pa përjashtim, e di që do vini..
Do t’ju flas për dicka…! 

Shumë prej jush do qeshin, të tjerë do shtrëmbërojnë fytyrën, dikush do largohet, një tjetër do më kundërshtojë, ata që më kanë dashur, do më duan edhe më shumë. Përherë e kam ditur se gjithë koha me intensive e investuar tek ata që më shumti vlerësoj, më është kthyer në formën më të lartë të mirënjohjes,  qëndrueshmërisë, të qënurit prezent, të foljes “JAM”, në kohën e tashme!


Po ndonjëherë e gjej veten në dilemën se: a mund të jem një njeri më i mirë? A mund të bëj më mirë sesa vetëm kaq apo jam limituar për shkak të “gardheve” të tjerëve?

Herë tjetër e gjej veten në kurthin e lumturisë “nuk dua të rritem kurrë”, në atë derën e dhomës time që më duket e përhershme e imja, pa e deformuar që ndoshta një ditë do e vizitoj më rrallë..
Por jam e shqetësuar përherë, cdo ditë, e ndoshta të shumtën e ditës e gjej veten në majë të gishtave duke ecur në cirkun e Tiranës në fillin e perit, pa problem fare, thjesht duke u përjekur të zgjidh një ekuacion më 7 të panjohura dhe duke murmuritur, e ku ka gjë që nuk bëhet sot…dhe aty hidhem!
Hidhem në krahun tjetër, të mëndjes, kuptohet!

Mesa më thonë mikeshat, disa midis jush nuk flasin me njëri-tjetrin, disa mbajnë inate, që ndoshta kam bindjen se të shumtën e  kohës i keni ngritur në mëndjen tuaj alibitë e xhelozive, keq më vjen që ndonjehrë edhe ne shoqet biem pre e kësaj, por e kemi argëtim, sic janë lojërat që të zhvillojnë trurin, i kemi gjenerike dhe mos u përpiqni në asnjë lloj forme të bëheni pjesë e tavolinës, me ju meshkujt e kam.  Ndërkohë që unë mund të jem duke shkruar një sms, duke ngrënë, duke përfunduar make-up-in, duke e veshur me cdo lloj forme faji “atë ish-të dashurin” e shoqes time, e ndërkohë në kokë kam edhe 21 siklete të tjera, jeni dhe ju:
Kur jeni në timon, jeni në timon! Kur jeni në festë, jeni në festë! Bërrylin në tavolinë, gotën në dorë, vëzhgimin largpamës!

Jam e bindur që shumica prej jush as nuk e ka idenë se psë janë këtu.


Ndonjë tek-tuk thotë: erdhëm se na ftoi njëra që kemi pasur në shkollë, unë erdha se gjithnjë e kam pas qejf thotë tjetri (ma tha në tekst se nuk e thotë dot haptazi, është me gruan këtu ndaj), janë dhe shokët e mi, vdesin për mua, kam qënë përherë “shoqja e ngushtë ideale e një cuni”.

Kam ndërtuar ura komunikimi, më janë shkatërruar, copa-copa i kam ngritur dhe njëherë. Kam njohur pjesën luftarake të vetes, kthinat e dobëta të shpinës, harkun e butë të forcës, që më është thyer ndonjëherë!

Kurse sot, më erdhët të gjithë si miq, e si miq më heshtët para cdo gërme që thashë, ka miq që me fjalë thonë gjithë botën e me heshtje ma thyejnë trishtimin se mbase fola gabim. E në kaq të vogël kërkesë timen për t’ju pasur këtu, ju them faleminderit. 



Unë nuk kam frikë të kundërshtoj asgjë që më bën dëm, sikurse sot jam gati prej zemre të kundërshtoj këdo që më del kundër jush.

Nuk është punë e zorshme me ju dasht, të vështirë e kam të mos ju kem…

Desantila


Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...