Skip to main content

Edhe njëherë!




Më pate thënë se je gati e unë nxitova të kap "ritmin". E në fakt në shpejtësinë time prap isha në kornizë të formësuar të asaj që mund të isha edhe po të mos nxitoja.

Diku në ato netë të vrullshme, ku herë e gjeja veten e herë me gjente vetja mua, për asnjë moment nuk e shkëputa fijen prej teje, në balancë të plotë me të dukshmen e forcën e impaktit, u gjenda me cdo të vërtetë tënden, me ngjarje që në fakt duheshin fshirë, unë e gjeta veten të përfshirë.  E paskam merituar thashë, që të ndjehem po aq e “zhveshur” prej peshës së cdo grami të sjellë me vete prej teje. Duke e dit me bindje të plotë edhe se cfarë “përbërje” ka  forma e të vërtetës, për asnjë moment nuk ja lëshova dorën! Thashë do t’ja faturoj vetes…

Por prano se në formën time, jam ajo cfare ke dashur gjithmonë!
Me kosto të plota ngarkuar po prap xhepave të mi mbushur me “fatura” që në të vertëte mund të jenë borxhe të pashlyera, vetëm një gjë nuk e kisha parashikuar midis nesh, qënies njerëzore: rrisku i humbjes!
Prej natyrës time, kam qënë person i cili gotën e kam parë gjithmonë plot, jo vetem kur kam pas “etje”, por edhe kur kam qënë e mbingopur. Asnjëherë s’kam prit duarkryq që në largpamësi të më bëhen gjërat vetvetiu. Dyert i kam gjëmuar, nuk i kam lënë të më mbyllen, e nëse e kam dit se aty ka një rrugë, nuk i kam vesh këpucët e kam prit udhën me ardh te unë! E në fakt nuk dua që ajo pas meje, të jetë si unë, përherë e veshur me gadishmërinë për të lëvizur “shina” e për të ndërtuar rrugë të vetën. Ka fjalë të gjalla që shumë si unë i lënë të vdesin, e ka fjalë letargjike që u vjen koha dikur….Pse për dreq unë fjalën se lë te flere asnjëherë! E kam gati në cdo moment, të patransformuar, pa tvsh, pa kosto, e kam të pastër!
E mbusha të sotmen edhe me gatitje të ditës tjetër, nuk është pak, të mendosh për dy, kur njëri fle. Po diku kam lexuar që dy ditët më të rëndësishme në jetën e njeriut janë: dita që ka ardhur në jetë dhe dita që e kupton qëllimin e tij në jetë!

Më jepni një jetë e më lini ta ndërtoj vetë!

Tani ja them të tjerëve, se vetes ja kam prezantuar në formë analitike, aty ku truri më pulson si rrahje zemre, prej nga më buron edhe dëshira për të vetëushqyer formula që ndjellin të mira pas. Rriskun prap nuk e llogarita. E në fakt e kam dilemë të padukshme, a bëj mirë a keq që askund nuk e fus brënda rrethit të bukur të gjërave që duhet t’i jap drejtim. Edhe buzëqesh me vete, të paktën kjo është gjuha më e thjeshtë, krejt e panevojshme për përkthim, por mjeshtërisht e përkthyer në cdo gjuhë të botës! Kam thënë se nuk negocioj për veten, e në fund të ditës e gjeta negociatën midis meje dhe pasqyrës, me laps e letër në dorë, e pa e ndarë të mirën copash, rriskun e paskam në xhep njësoj si buzëqeshjen, sot po e marr me vete, jam gati!


Kemi një shok të përbashkët, është stacioni për ku ishim nisur, i kam unë valixhet, asgjë nuk të kam hedhur, i kam marrë për të ruajtur në kohë formën që të njoh!


Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...