Skip to main content

...jam rrugës!


I thashë PO, pa u menduar, pa analizuar, pa shtrëmbëruar buzën. E si mund t’i thoja jo xhanëm, një udhëtimi… unë vdes të udhëtoj, e kam thënë shpesh këtë, ndërmjet “ufff-puffff-eve” të mia thashë stop, do iki, mjaft më me frustrime shkresash, letrash, dreq e shejtanesh!
Për herë të parë vendosa të bëj sponaten, gjë që ma besoni, për një njeri super të organizuar si unë, është tepër e vështirë, po sikundër ma kishte qejfi, e vesha dhe një herë “maskën” e trurit prej bjondjeje e konfirmova: do bësh qejf!
Se fundja ctë keqe ka të shijosh pak diell e të shëtisësh betoneve të botës për të parë ndërtesa të gurta, e fytyra të reja?! Ctë keqe ka në fund të fundit t’i thuash njëherë vetes që puna jote kur e sheh nga jashtë duket më e bukur sesa kur je brënda…

-          Kush është destinacioni juaj i fundit zonjë?!
-          (Prapa diellit) – thashë me vete…
-          Zonjë, ndjesë, më dëgjuat?
-          Di vetëm që do rikthehem. Ky do jetë destinacioni im i fundit!

Më vulosi pashaportën e më buzëqeshi me urimin për udhë të mbarë, i shkela syrin duke i pohuar që padyshim do jetë i tillë…
Me kokën varur kuptova se mendimet po peshonin rëndë, e mbështeta kokën për një dremitje, dremitje në ajër!

“Unë po iki… Për pak! Do rikthehem. Thjesht më duhej. Po iki të zbraz shpirtin diku. Nuk jam dhe aq afër në fakt. Tani që ti je duke më lexuar, unë rrjedhimisht jam në ajër diku rreth 4 orë e 30 minuta larg teje. T’i kam lënë të gjitha gati, që të mos ndjesh peshën e rëndesës së largimit në forma të tjera. Ti e di që unë i adhuroj njerëzit që me mënyrat e duhura tregohen protektivë edhe kur janë të mbytur në boshllëkun midis ekuilibrit, punë, jetë, familje shoqëri. Mes gjithë këtyrë, i dhashë vetes një mundësi: të fluturoj pak larg, në një “dritare” që dua ta hap se sbën. Pohoja gjithmonë se është ushqim për shpirtin, të shkelësh dy hapa më tej asaj të përditshmes. E ndërsa gjeta kohën të të shkruaj, mendova, se di a ta kam thënë ndonjëherë se gëzimet e vogla janë “droga” ime? Një pushim dreke, një lule nga një i panjohur, një kujtim në formë buzëqeshje, një premtim i mbajtur… lumturia nuk ka faturë, nuk kushton asgjë…dhe sinqerisht kam filluar ta kuptoj atë shprehjen “gjërat më të shtrenjta në jetë, kushtojnë shumë lirë.”

Sapo këmba më preku tokën, vura syzet, në karshillik të diellit që më shkelqente si goc lozonjare, zgjata dorën duke kërkuar një taxi… bjondet ndonjëherë kanë shans mendova!
Pak minuta më ndanin nga vendodhja e hotelit, taksisti, një meso-burrë me mustaqe më pyeti nëse isha ruse?! I thashë po, dreqi e di pse.



Përtej dallova fytyrën super të qeshur të mikeshës time që sa nuk fluturonte kur pa se po dilja prej asaj “gjësë së verdhë e lekë-ngrënëse” (ashtu i quan ajo taksitë).
Ndërkaq nxitova të paguaj e vura re që më ra në tokë një copë letër… u cudita sepse ishte prej bllokut tënd… e hapa nxitimthi dhe lehtësisht të  dallova shkrimin:

“Jam rrugës…”

Nuk dija të qeshja apo të ikja me vrap prej aty, por kuptova që nuk do të jem vetëm në këtë rrugëtim, as në atë të kthimit…


Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...