Skip to main content

Të kam shkruar…


E di që është jashtë mode të shkruash letra dashurie, por kjo e imja, është ndryshe, i drejtohet DASHURISË, asaj vetë, që ka forcën të na bombardojë shpirtin me emocione e të na thyejë zemrën copash në një sekondë!


Ta dija që je kaq e fortë, nuk do kisha dashur të të sfidoja kurrë, do isha ulur ballë për ballë me ty për të firmosur një marrëveshje mirëkuptimi, 50 me 50! Po ti më ke mashtruar shpesh herë, për dreq edhe më ke vrarë, po prap unë të kam përqafuar. Më ke gjetur të dobët, e poshtër, po dhe unë me të njëjtën forcë ta kam kthyer.
 Tani mendoj se ka ardhur ora të bëjmë paqe! Po ta kërkoj unë, një e lodhur me ecejaket e tua! Kam kuptuar se midis nesh vetëm kështu do funksionojë, me duar të pastra! Unë do të të pranoj ashtu sic je, dhe ti të bësh të njëjtën gjë. E di cfarë?! Të kishim nënshkruar një kontratë më mirë, se ndoshta do ndjesh më shumë përgjegjësi e nuk do më “tradhëtosh” në asnjë paragraf të jetës…
U mërzite?! Më fal, e di, shpesh herë e ngatërroj profesionin me jetën, kam gabuar edhe këtu, stë jam bindur ndonjëherë, veproja me kokë, se dija që ti as nuk pyesje fare. Sa herë kam dashur të të shmangem, ti bëheshe si virozë e stinës, me kapje pa mëndje e më ngrije në qiell me një përqafim, po sa e rëndë ishte ulja kur lart kishte diell e në tokë bëntë ftohtë! C’paske qënë dhe ti…

Mësova të mbrohem ndaj teje, jo për shkak të imunitetit, por sepse nuk isha rasti “nëse të godasin me shpullë në njërën faqe, kthe tjetrën”, jo “ mos i lejo të të godasin dhe ik një orë e më parë prej aty”, kjo isha unë! Sa mirë ta kam bërë. Të ka dhëmbur ty? Vare turinjtë? As që më bëhët vonë… Kam qënë dhe unë dikur si ti. Ti duhet të jesh femër, dashuri, edhe pse të mbaron emri me i! Ke një fuqi të paparë të influencosh fort në jetën e njeriut. Dhe unë që mendoja se me gjininë time kam aleancë të fortë, vjen e ti e më sfidon. E kam të keq inatin me ty, nuk jam hakmarrëse po ti shpesh ma ke bërë borxh e tani vetë me duart e tua më kërkon të ta kthej.

 Po sot e lashë… sot kam vendosur të pajtohem me ty. Ke të mirat e tua dhe ti, pavarësisht veshjes që të jap unë. Ti je mrekulli. Prej teje kam ardhur në jetë unë, madje imë më pranon se as nuk kam qënë e planifikuar, por prej teje ja ku jam sot. Ti kujdesesh, e bën me gjithë qënien tënde, ti më jep atë cka unë meritoj, më njeh mirë ti, më përkëdhel kur duhet, më qorton edhe kur e meritoj, ndaj më duhesh ti!
E di që nuk ka format të caktuar për të shkruar një letër, e aq më pak ty, që je kaq universale e kaq personale në të njëjtën kohë, po mua më shkruan si-motra jote, që e kam strehuar e adoptuar në zemër e nuk lejoj të prekshmen të arrijë der tek ajo! E di që po vjen një dimër jashtë, ndaj në pritje të tij, ngroha shpirtin tim me drunjë që digjen në oxhak…

E kam pagëzuar në emrin tënd, dashuri, e kam lënë të zhveshur, nuk ka ftohtë, i kam dhënë zemrën për ta mbuluar!


Desantila

Comments

  1. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2349046229159 WhatsApp-i i dytë: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...