Skip to main content

Do doja të vuaja njësoj!

Nuk e di ende se cfarë forme mori zemra dhe kush ishin fragmentet që ndaluan rrahjet e saj por nuk do doja të ishte ndryshe. Do doja po njësoj sot në përqafim të ndjeja sesi zemrat njohin njëra tjetrën!

Do doja të vuaja njësoj mungesën!

Sepse me mungesën tënde, mësova durimin. Të duash përtej kohës e përtej ngjarjeve të jetës, kudo që jeta të  të diktojë udhën, të njohësh humbjen e të pranosh se njerëzit nuk janë gjithmonë aty. Të mësosh se me mungesën tënde mund të plotësosh veten.

Sepse me mungesën tënde, mësova të harroj. Të mos i jap kohë asnjë figure që nuk ma dëshmon me ngjyra se vemendja vidhet edhe krejt padashje. Mësova të harroj gjithcka që nuk është ti. Mësova se si është të mos urresh por të duash, mësova të harroj e të kujtoj njerëzit që kanë më shumë rëndësi.

Mësova të dua veten, me mungesën tënde! Të përsërisja cdo ditë në heshtje se të gjithë jemi të formësuar ndryshe dhe jemi të përveccëm e kjo na bën të jemi unik. Mësova të dua sic doje ti, mësova të dua veten sic të doja ty, mësova të doja veten sic më doje ti. Me mungesën tënde u bëra një me unin, duke mos dashur të vuaja ndryshe por duke mësuar se dhimbja është po aq e bukur sa cdo ndjesi tjetër.



Unë vuaj bukur! Sepse nuk harroj asnjëherë se sa mungon e sa prezent je në mungesë!

Sepse nuk kërkoj të ndryshoj asgjë por e jetoj ditën edhe kështu, duke pranuar se edhe me mungesë, je aty! Sepse duke të të kujtuar, kuptoj se nuk kam harruar për asnjë moment se si ndjej, se si ndjeja e se cfarë ma ngre shpirtin peshë! Sepse me mungesën tënde mësova të të dua ndryshe, pa vrapuar, por me hapa të ngadaltë, pa një këngë të plotë në sfond, por me një refren, mësova durimin, mësova se sa i butë bëhet shpirti i njeriut kur ndjen përtej kohës, mësova në vuajtje se sa bukur është të duash.

Mësova se nuk isha vetëm në gjithë këtë rrugëtim, duke vlerësuar cdo ditë prezencën tënde!


Comments

  1. Dëshmi

    Isha ​​plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
    Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
    Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.

    Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:

    ✅ Magji Dashurie
    ✅ Magji Shtatzënie
    ✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
    ✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë

    📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
    Telefon/WhatsApp: +2349046229159

    Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...