Skip to main content

Marmalatë!

Sa e vjetër tingëllon si fjalë ë? Si shtëpia gjyshes, njësoj. Po c’e do që jam vetëm 28, e asnjërën nga gjyshet nuk e kam… Këmbëkryq në kolltuk me lugën zhytur në kavanozin e mbështjellë bukur fort me letër të kuqe, duke lexuar rreshta të librit Rrëfimi të Colleen Hoover, nënvizoj me të verdhën e shëmtuar një shprehje: “Disa sekrete nuk duhet të kthehen kurrë në rrëfime…”, me sytë herë nga TV-ja e herë nga telefoni, si një vigjilente e vërtetë, me sekonda më vjedh vëmëndjen një sms:  Ku je moj? Më duhesh…
E telefonoj menjëherë e shqetësuar, po nuk e heq lugën nga zhytja e ëmbël në luleshtrydhe, e ndërkohë që nga ana tjetër e telefonit dëgjoj një zë si azmatik, që flet 37 fjalë në sekondë e unë jam akoma në dilemë nëse është e gëzuar apo e stresuar apo i ka vdekur vjehrra (që nuk ka) apo e ka lënë makina në mes të rrugës…

“Dëgjo, të thashë që këtë fundjavë do udhëtoja në një takim pune me Andin, arkitektin e zyrës, atë tipin me doza sarkazme të theksuara, që ti e ke inat për vdekje… Ishim në Vjenë.”

Rrotulloj sytë ndërkaq sjell në mëndjë listën e njerëzve të cilët realisht mund t’i kem inat për një arsye të fortë, por ky Andi arkitekti smë rezulton gjëkundi…

“Po hë moj dhe ti, ai që të kam thënë, që kam drekuar dy herë me të…”

Ah, po, kthjellohem në moment unë, sigurisht që e kam shprehur  inatin ndaj një mashkulli që nuk lë femër pa ngacmuar, që ka një pamje të kuruar për vdekje, por që është një katasrofë kur vjen puna e strukturës së gjuajtjes, krejt provinciale, pa asnjë lloj vijëzimi me kontur të një mashkulli të vërtetë,  që në krah ka një “grua-kukull”, e për kukulla ende gërmon, derisa dikush ta mësojë se edhe Barbie edhe Ken, shiten vecmas në dyqan!

“Kam dicka për të të thënë…”më thotë shoqja ime. “Më quaj si të duash…Kësaj rradhe…”

Mos fol më i thashë, e kuptoj, e marr me mënd, të gjitha i marr me mënd, po ty kush ta mori mëndjen, se mesa më ke thënë, ndan të njëjtin koncept me mua, je lumturisht e ndarë nga “aventurat e një nate vjeshte”, apo i rezistove të gjithave përvec tundimit…Se fundja nesër do shkosh prap në punë, e prap do përballesh, e do t’i zgjasësh dhe dorën madje, po moj po, atë dorën që “fjetëm bashkë mbrëmë po nejse”, e s’do dish ku je vetë e as ku ke lënë memorien, e ai krenarisht do të të buzëqeshë për të të thënë dhe një herë se Barbie ka plot aty, po ky vazhdon të jetë një Ken rrallë e për mall.


Në djall të shkojë, hiqu sikur ska ndodhur asgjë, nxirr asin nën mëngë e thuaji, kisha pirë shumë  e asgjë nuk mbaj mënd, keq më vjen, do të doja por nuk arrij të kujtoj asnjë fragment të asaj nate, e nëse përpiqet të të tregojë një grimcë përtej, thuaji se të gjitha dokumentat e tenderit ishin ok, mungonin disa të dhëna financiare por që do merret vajzat e zyrës me atë cështje dhe kujtoje si një brune e vërtetë duke rregulluar syzet e tua seksi me numër zero, se mbledhja për sot është shtyrë deri javës tjetër, edhe hajde për tek unë tani, merr një film e bli ca crackers se marmalatën me luleshtrydhe e kam në dorë e po të pres me lugën tjetër!

Desantila 

Comments

Popular posts from this blog

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Të kam dashur shumë

Të kam dashur shumë. Jo siç e thonë në këngët e lehta apo në filma ku gjithçka përfundon në një përqafim dhe muzikë në sfond. Të kam dashur në heshtje, në thyerje, në netët kur fjala "mirupafshim" nuk kishte garanci kthimi. Të kam dashur në çdo version të kohës. Në ato ditë naive kur gjithçka ndodhte pa u menduar gjatë, dhe në ato netë më të vona kur gjithçka analizohet kur edhe ndjenjat që dikur thjesht ndiheshin, tani shqyrtohen, vihen në peshore, kërkojnë arsye për të qëndruar. E megjithatë, ndonjë gjë tek ti mbeti e paprekshme nga logjika. Një pjesë që nuk u zhvesh kurrë nga ndjenja, një kujtim që nuk kërkonte justifikim për të qenë. Koha është mjeshtre e fshehtë. Ajo jo gjithmonë vjen e mbrapshtë, ndonjëherë rregullon gjithcka. Shkrihet ngadalë mbi kujtime dhe i formëson ndryshe. E butë dhe e ashpër njëkohësisht, ajo gdhend kujtimet me një dorë që vetëm pas shumë vitesh e kupton se çfarë ka krijuar. Ajo që dikur dukej si fundi i botës, një dhimbje që dukej se s’kishte ...