Skip to main content

New York, New York!

Eshtë qytet kaq e bukur sa dhe emrin ja kanë vënë dy herë! New York, New York :-)

Nëse ndonjëherë në jetë mendon se duhet t’i japësh vetes një cmim, udhëto për në New York, do mbërthehesh menjëherë nga dhurata e pacmueshme e vetmisë së dëshiruar në mesin e miliona njerëzve. Një vend i tillë ose të mbush frymëmarrjen ose të zbraz shpirtin, varet nga ajo që kërkon…
New York është koncentrati i vërtetë i adrenalinës, i gjen të gjitha aty, art, tregti, ekonomi, sport, besime, financë, aktorin, tregtarin, të famshin e lypsarin. Aty gëlon edhe ajri, merr jetë prej dritave se frymëmarrja të duket e pamjaftueshme kur e gjen veten me qafën përthyer duke kumtuar pafundësinë e kateve të ndërtesave që duke e menduar, janë bërë nga ne njërëzit.

Nuk e mbroj New York-un, aspak, nuk e lë pa thënë se sa i shëmtuar dukej cepi Iinjë rrugice mbushur me qese te zeza plehrash, apo shishe te thyera pafund prej dehjesh, as gropat e mëdha që të linin shije-hidhur. Por di ta shkruaj më së miri ndjesinë që të jep e gjitha kjo…
Ishte e shtunë dhjetori. Në pritje të trenit prej New Jersey në Penn Station, hodha sytë përqark të fotografoja me sy skena që kur i shihja në filma, me dukeshin aq të ngrohta. Në të djathtën time, një djale luante me saksofon, përkrah tij një vajzë flokëkuqe me një piercing në hundë, përbri saj, një plak më flokë të bardhë e lekurë afrikan, në mesin e tyre, Unë!

Gjithmonë kam dashur ta “prek” New York-un në mënyrën time, dua dhe gjithmonë kështu do të jetë, te shkel aty ashtu sic përherë e kam inagjinuar, në majën e takës, me elegancën e një fustani, me mbështjellen e një palltoje! Ftohtë ishte shumë, për cudi asnjë dridhje nuk ndjeja.  Pas udhëtimit 40 minutësh që në fakt më ngjau aq i shkurtër, mora rrugën për daljen ne 6th Avenue! Mes njerëzve që vraponin, përplaseshin, putheshin, ndaheshin, dikush afrikan, një tjetër kinez, adoleshente në grupe, në hutim të rrugës pa patur aspak ndjesinë se lehtësisht mund të humbisja, e gjeta veten përballë Time Square. 
Ka dicka në ajrin e New York-ut që e bën gjumin totalisht të panevojshëm. Është luksi që të jep ndjesia e të qënurit vetëm e të mos e ndjesh vetminë. Janë yjet të zbritura në tokë që behën tapet asfaltesh për ty.
Kam darkuar vetëm në Brooklyn Dinner, edhe tani nuk ja harroj pamjen e menaxherit me origjinë armene, ku më tha se Zonjushat si ti, e meritojnë New York-un si shtëpi!(Në film më ngjau vetja për pak, se ëndrra janë, bën vaki dhe dalin…) Pasi gjeta këndin tim të preferuar, u ula përballë New York Police Department, ku në ekranin e madh pulsonte flamuri Amerikan.

Falenderova veten, isha vetëm! Isha plot. Të pata premtuar se do të rikthehesha, e kur vjen fjala tek premtimet, nuk do t’i thyeja kurrë!
Nuk ka asnjë vënd si ti, asnjë qytet më një atom krenarie, gëzimi dhe ekzaltimi si ti, që të deh e të kthen esëll prap, të rilind pa pasur nevojën të të vdesë, të jetë një karastrofë e bukur me miliona ndjesi.

Gotën e champagnes rozë që e lashë për në fund, e piva për ty.

New York, Dhjetor 2014.


Desantila

Comments

  1. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2349046229159 WhatsApp-i i dytë: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...