Skip to main content

Të parës...

Me këmbënguljen e kolegeve të zyrës, të cilat më shohin e dëgjojnë përditë, duke më motivuar se “nuk më mjaftojnë katër muret e zyrës” për t’u shprehur mjaftueshëm, jam përballë ekranit më e tendosur se kurrë. Është më e vështirë të shkruash për t’u lexuar sesa të shkruash pa patur një qëllim, megjithatë jam e lumtur që pasionet e mia do ti ndaj këtu.

Si një ndjekëse e rregullt e blogjeve që në përmbajtje janë kryesisht, art, muzikë, kulturë, gastronomi, shëndet, etj, dhe si nje fanatike e të shkruarit bukur, gjej “arrati” të tilla të vogla prej rutinës së përditshme, të cilës nuk kam dashur ti bie kurrë në duar.

Emocionet e zhveshura nga cdo lloj forme që i pengojnë të zhvillohen, janë dobësia ime. Të shkruash bukur nuk të duhen fjalë të mëdha, më shumë sesa një strukturë e pastër mendimi dhe aftësie për ta përcjellë ashtu sic duhet një ngjarje, ndjesi, aromë, muzikë.

Me falenderimin e “të parës faqe”, që i adresohet motivueseve të mia brënda “4 mureve të zyrës”, veshi përtej saj, do të jetë ky blog.


Desantila

Comments

  1. Dita do me behet me e bukur kur te lexoj blogun tend sene cdo gje qe shkruan gjej pjese te vetes.

    ReplyDelete
    Replies
    1. Dita behet e bukur se ka njerez pozitive si ti 💕

      Delete
  2. Lexova cdo shkrim tendin deri sa arrita ketu. Fantastike!

    ReplyDelete
  3. Nuk të njoh 😊. Blogu rastësisht më doli para, por u kënaqa dhe nuk u lodha aspak sa i lexova thuajse të gjitha. Nuk u lodha sepse gjeta veten, sepse organizimi që u ke bëre fjalëve është joshës dhe sepse aftësitë e femrave ( atyre të vërteta) më pëlqen ti vë në piedestal. Go on!

    ReplyDelete
  4. Nuk të njoh 😊. Blogu rastësisht më doli para, por u kënaqa dhe nuk u lodha aspak sa i lexova thuajse të gjitha. Nuk u lodha sepse gjeta veten, sepse organizimi që u ke bëre fjalëve është joshës dhe sepse aftësitë e femrave ( atyre të vërteta) më pëlqen ti vë në piedestal. Go on!

    ReplyDelete
    Replies
    1. Kam një lloj përkëdhelje sedre kur lexoj të shprehet kaq bukur dikush që nuk më njeh (ose më njeh vetëm nëpërmjet atyre cka shkruaj). Të falenderoj shumë. Përqafoj!

      Delete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Unë do të vij…

Do të vij kur të jetë koha, do të vij kur koha të jetë gati për ty. Do të vij atëherë kur të gjitha yjësitë të jenë në vendin e duhur dhe dielli të jetë në anën tënde. Do të vij kur ti të mos numërosh rrahjet e zemrës si një kërcënim për minutat që të ikin, por të jesh i ulur në bregun e ndërgjegjës se jeta është e bukur edhe pa njësi matëse. Do të vij kur të jetë paqe se stuhitë i kam njohur dhe i mbaj brenda vetes kur të më duhet të ujis shpirtin e të cel përsëri. Unë do të vij kur ti të mos mbash mëri vetes për atë që nuk ishe dot, do të vij pikërisht për të të mësuar se jeta ndodh edhe kështu, përballë një pasqyre që paturpësisht të tregon atë që ti refuzon të shohësh, veten! Unë do të vij kur zemra mos të të peshojë më zemërim… Unë jam festa më e bukur e vetes, unë do të vij kur ti të jesh gati për një natë të gjatë plot drita e shkëlqim, do të vij kur ora ime të jetë magjike, kur gjithë duartrokitjet të jenë kthyer për një spektakël ku pritja të marrë fund me një këng...

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...