Skip to main content

Je gati të më duash edhe njëherë?


Nuk më ka dhembur asnjëherë e djeshmja. Por jam lutur përherë mbi të njëjtën gjë, uroj që për aq fort sa jam lënduar, të gëzohem, për aq herë sa jam trishtuar të lumturohem, për aq herë sa të kam dashur, të më duan edhe mua njëherë.

Në një pasdite e gjeta veten të humbur, e di kur ndodhesh thjesht ndërmjet disa ndërtesave dhe heziton për të marrë një rrugë të caktuar sepse nuk di se ku do dalësh? Por gjithsesi rrezikon. Ky cast më krisi dhe njëherë shpirtin, më ngjau njëjtë si historia jonë, humbje midis shumë ndërtesave, pa një shenje, pa një dritë! Nuk besoj se ka ditë më të trishtë sesa ajo në të cilën të thyhet zemra. Asnjë ditë nuk i përngjan asaj, asnjë ndjesi, ai çast është tmerrësisht unik. Ke një hidhësi në stomak, ose një boshllëk ose një dicka pa emër, por ti thjesht e di që të dhemb shumë.

Thuhet se rrëzimi më i fortë ka ngritjen më të lartë por në fakt në atë cast vetëm ngritje nuk të del përballë. E ke vënë re sa të shëmtuar bëhen edhe njerëzit përreth, se si i zihet fryma cdo molekule të ëmbël të ajrit?  Nuk besoj se ka dilemë më të pabesë që të bën jeta në raste të caktuara, por besoj fort se universi me kast na vendos në situata të tilla. Mua smë ka mbajtur asnjëherë me hatër! Prita që ta bënte vetëm njëherë, vetëm këtë herë, sepse universi e di fort mirë se  sa fort doja të isha e përkëdhelura e fatit!

Do të të ndjekë në cdo muzikë kujtimi im e për cdo cep rruge që është gjurmëzuar në fotot e tua, do të dhembë mungesa ime. Unë do të të ndjek padashje në cdo natë kur njëri tjetrit i jemi premtuar të duhemi, do të trishtohesh atëherë kur zemra të të shtrëngojë për fytyrën time. Unë do të jem me ty, edhe në ditët e tua më të lumtura, jam gdhendur në mëndjen tënde si ndjesia më e bukur e jetës, unë do të të pres në ëndërr, aty takohen shpirtrat e lënë peng.


Sa herë me mëndje je dorëzuar? Sa herë të është rraskapitur ndjesia deri në atë ajër që edhe frymën të ka ngushtuar? Thuamë, sa herë të është thyer zemra?

... je gati të më duash edhe njëherë?! Të duhemi prap të lumtur si dje, të gëzohemi për sa herë jemi trishtuar, të duhemi për aq kohë sa të rifillojmë edhe njëherë. Je gati?

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...