Skip to main content

"Si të jesh single?!" E di shumë mirë...

Ose pritshmëritë e mia janë shumë të larta, ose ju që më thatë se filmi ishte WOW, nuk e dini se c’ka dashur të thotë autori realisht në filmin “Si të jesh single?” E në fakt, askush nuk ishte single aty, sepse cdo gjë vinte rrotull e një përfundimi: dhimbje të marrëdhënieve të dështuara, pasi janë vënë në provë dhe romanca novelash të dëgjuara qindra herë, asgjë e jashtëzakonshme deri këtu…
Në standartin e një New York-ezeje, nuk besoj se të jesh cift ka të bëjë me të qënurit e mërzitshme apo të humbasësh fillin e dëshirave të vetes duke u ndjerë komforte me një marrëdhënie disa vjecare prej të cilës mendon të bësh një hap djathtas për “të liruar krahun” që të ndjesh se ke nevojë të rivendosësh vetëm “cantën” tënde në krah, të mbushur me histori të reja e me netë të cmëndura që kuptosh se si është të jesh single!
Se praktikisht është si të ikësh prej “një prange” në tjetrën, në këndvështrimin e hapësirës së kërkuar flas (që nuk u ngopët me të…)

Që unë të gjeja veten përballë tabelës së madhe me mbishkrimin “Si të jesh single?” nuk do e kisha marrë asnjëherë seriozisht, madje do shtoja:
-Me vërte? Unë jam me “gradë shkencore” në këtë fushë.

E ndërsa e pohova këtë, tre djem që ecnin para meje po më shihnin cuditshëm…
-          Po pse mi, m’u drejtua njëri?
Në një moment u stepa, dhe pyeta veten me fjalinë e tij… Instiktivisht do thoja atë që rëndom e thonë edhe mikeshat e mia: NUK KA MË BURRA!!! JA PSE…
Por ajo që realisht m’u dëgjua prej zërit të koshiencës ishte se të qënurit single, ka qënë zgjedhja ime, për vite me rradhë, sepse unë e pëlqeja shumë! Po po, për cudi është shije e mirë e asaj që kam zbuluar gjatë kësaj kohë. Nuk ndihesh aspak e kërcënuar nga ideja nëse “jam mjaftueshëm e mirë”, “a angazhohem plotësisht?”  “mos jam shumë indiferente?” blah blah blah .



Në fillim kam qenë e dyshimtë;  nëse kjo gjë ishte një mënyrë mohimi apo mbrojtjeje e vetes, me qëllim që të gjeja një përgjigje mjeshtërisht pasqyruese të asaj që unë isha me atë që të tjerët duan të shohin. Kuptoj se ndonjëherë është pak e frikshme të dish realisht se cfarë kërkon, madje më e frikshme më bëhet situata kur e gjen veten përballë dikujt dhe nuk përqëndrohesh të zbulosh cilësitë e mira por të përjashtosh me një checklist të gjitha gjërat që ti si një paranojake i dije mjaft mirë.
Dhe e gjej veten prap në brëndinë e filmit, duke dashur të “ulëras” se të qënurit single, nuk është zgjidhje, as prej marrëdhënieve shumë-vjecare, as pse kërkon “ hapësirë”, që të ndihesh pak më pak i impenjuar, as që të zhdukësh kartën tënde të kreditit për t’u qërasur nga kushdo që në fund të darkës ta gjesh veten në apartamentin e tij…

Është zgjedhje, si cdo gjë tjetër, si një këmishë që zgjedh të hënën, si një roman që zgjedh të shtunën, si muzika.
…ashtu sic zgjedh të jesh e lumtur vetëm, zgjedh të mbledhësh lumturinë në dy!
Dhe më beso, receta e një “single-prej-kohesh-se-kështu-ma-kishte-qejfi” është:
“PA MERAK, DO TË TAKOSH DHE TI DIKË QË DO TË TË BËJË TË ZHVESHËSH KURORËN E TË QËNURIT SINGLE, SEPSE ASKUSH NGA NE NUK E DI SE CDO TË NDODHË NESËR…”


Comments

  1. Mua me pelqen te te lexoj. Dhe une dua menyren si shkruan!

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Më thuaj dicka…

Më thuaj dicka që nuk di për ty, nga ato rrëfimet e vogla që të shpëtojnë në një bisedë të ngushtë. Nga ato mbrëmje ku në cepin e tavolinës rri heshtur cepi i mbetur i hënës dhe ti dergjesh në fjalë që kurrë më parë nuk i ke thënë. Me fytyrën që merr dritë e sytë që ndryshe shfaqen kur flasin për ndjesitë që vec ty të përkasin. Më thuaj si është të të duan e jo vetëm kaq, ma trego! Më trego si merr ngjyra fytyra ime kur të shoh, ma thuaj me fjalë si është kur të përqafoj e të lë shpirtin aty, cfarë ndizet tek ti e sa emocione ndjen. Më thuaj dicka që ende nuk ta njoh, fytyrën tënde pas një largimi, dëshirat që të lindin aty për aty në një moment të brishtë, si marrin formë tek ti gjithë format e shpërndara për ti dhënë jetë zemrës? Unë e di që të duash është njësoj si të flasësh për veten, ngushtësisht personale, se si të ta them, kur përqafoj veten, si të shpjegoj ndjesinë e lëkurës time? Duke të të dashur ty, mësova se qënkam egoiste. Duke mbrojtur ëndrrat e tua, lulëzova në pë...

Unë do të vij…

Do të vij kur të jetë koha, do të vij kur koha të jetë gati për ty. Do të vij atëherë kur të gjitha yjësitë të jenë në vendin e duhur dhe dielli të jetë në anën tënde. Do të vij kur ti të mos numërosh rrahjet e zemrës si një kërcënim për minutat që të ikin, por të jesh i ulur në bregun e ndërgjegjës se jeta është e bukur edhe pa njësi matëse. Do të vij kur të jetë paqe se stuhitë i kam njohur dhe i mbaj brenda vetes kur të më duhet të ujis shpirtin e të cel përsëri. Unë do të vij kur ti të mos mbash mëri vetes për atë që nuk ishe dot, do të vij pikërisht për të të mësuar se jeta ndodh edhe kështu, përballë një pasqyre që paturpësisht të tregon atë që ti refuzon të shohësh, veten! Unë do të vij kur zemra mos të të peshojë më zemërim… Unë jam festa më e bukur e vetes, unë do të vij kur ti të jesh gati për një natë të gjatë plot drita e shkëlqim, do të vij kur ora ime të jetë magjike, kur gjithë duartrokitjet të jenë kthyer për një spektakël ku pritja të marrë fund me një këng...

Vetes time të ardhshme!

Ka kohë që jam ulur këtu, në këtë stacion anonim të një kohe që nuk ka emër, në këtë cep të papërcaktuar të botës ku çdo gjë pret, por asgjë nuk nxiton. Jam ulur në një stol të drunjtë, me një çantë të mbushur me ëndrra të pashkruara, me fjalë të pathëna e premtime që vetëm vetes ia kam bërë. Unë jam në pritje. Në pritje të vetes time të ardhshme.   Ti je ajo që nuk kam qenë ende, por që e ndjej që jeton diku, si një qytet i humbur në hartën time personale. Ndoshta je një siluetë që endet mes mjegullës së mëngjeseve, ose je një dritë që fiket e ndizet në horizontin tim mendor. Nuk e di saktësisht kur do të vish, por e di që jam këtu. Dhe kjo është pritja ime. Ora këtu s’ka akrepa, ditët këtu nuk kanë emra. Është një vend ku koha është e sheshtë, e heshtur, gati si një kanavacë e bardhë ku ti duhet të shkruash për mua, me dorën time. Pritja ka marrë trajtën e një profesioni të heshtur. Është një vokacion pa pagesë, një zanat që s’ka mësues, vetëm nxënës. Çdo ditë, pa u ankuar bëj ...