Skip to main content

5 shqisa + 1!

Sot realisht po mendoja se si është të jesh femër, jo fizikisht më shumë sesa një mëndje-femër. Luftë pa numër është! Sa “shpërthime” e “dëme” bëjmë ne, pa folur fare madje. Skena që marrin jetë aty për aty, ndërtohen, ngrihen personazhe, shumicën e kohës janë flluska, ose janë të lindur në imagjinatën tonë, e sigurtë kjo. Mënyra se si ne shohim botën, kam përshtypjen se është më e vështirë se të ngresh një peshë prej 200 kilogramësh.



Është quajtur rëndom kudo si “shqisë e gjashtë” e femrave, intuita e pagabueshme si një shigjetë Robin Hood-i mbi mollën që qëndron mbi kokë!
Për një gjë ju siguroj, kjo “forcë madhore” (dhe mos qeshni se ashtu është) që na shoqëron kudo, është e pakonceptueshme për mëndjen e një mashkulli. Të paktën me aq sa di e sa më kanë thënë!
Meshkujt kanë një lloj prizmi të të shikuarit të situatave në një sy më të ftohtë emocionalisht, gjë që i bën ata të kenë një kontroll ndaj gjëndjeve të cilat ne i përjetojmë si “shock” emocional apo surpriza me pasoja!

Po më thuaj pak, si mund të mendosh ndryshe nëse AI, pasi ti i ke dërguar një mesazh nuk të kthen një përgjigje për rreth tre orë, ose më shumë… “Me siguri i është prishur telefoni”, do hidhte një gur bjondja, “ose ka vdekur”, do thoshte bjondja tjetër, “se nuk ka mundësi”. Ndërkohë ai “bjondi” është thjesht në gjumë, pas një dite të lodhshme dhe të telefonon kur zgjohet, pasi ty të është ngritur tensioni 4 herë, ke vrarë njerëz me mëndje, je bërë protagoniste e një ngjarje që ti dhe “skenaristja” jote shoqe e keni shkruar bukur fort, keni menduar cdo rrjetë merimange që mund të lidhë situatën në fjalë me ndodhitë e një viti shkuar…

Si të mos mjaftonte mëndja jote, ty të vishet arsyeja edhe me 100 mënyra të tjera aludimi nga miket e ngushta, domosdo, gjithësecila shtron kartat e veta të hipotezave, që si për dreq e keni vënë re si formohen vetvetiu si puzzle dhe e gjeni veten duke përplasur duart me njëra-tjetrën në pohim entuziast: E shikon?! E dija. Hahahaha… (mgërdheshje kënaqësie e këtij momenti).
Si vizitor i paftuar më duket kjo intuita, që domosdo do e gostisësh se helbete shqiptarë jemi, këto salltanete na i kanë lënë trashëgim të parët, POR kjo veti e gjashtë brënda llojit tonë, duhet shfrytëzuar, në sensin pozitiv, që t’i japim një kuptim rrethanave të cilat ndodhemi, duke përputhur realitetin brënda nesh dhe jashtë nesh, duke lënë jashtë aureolës cdo “skelë ndërtuese”, që përvecse na ngop trurin me ankth, ushqen shpirtin me produkte me shumë kalori të panevojshme.

Edhe pse thellë-thellë e sipërfaqe shkruar, ne nuk na gënjen intuita, shoqja e veshur djall në kokë, ajo e keqja që është në luftë të përhershme me paqen tënde, ajo që të godet ndonjëherë me cekic e ti pranon se paske qënë në letargjizëm mendor deri në atë moment, është kukulla e ndërtuar nga ti vetë, stolisur gjerdaneve më të bukur, me syckën mbi lupë përherë…


Si burrat vazhdojnë të gënjejnë, mashtrojnë dhe tradhëtojnë, është koha të pranojmë se intuita e një gruaje nuk është më  vetëm mit; kjo është një nga gjërat e pakta të ndershme në jetën tonë!

Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...