Skip to main content

Ta dish ti...





Si një e panjohur gërmoj sirtareve të jetës tënde dhe madje ngul këmbë të mësoj edhe se cfarë note ka frymëmarrje jote...Ndihem e etur të di shumë mbi ty, cfarë të bën të qeshësh aq fort, cfarë të bën të qash, dobësitë e forcën tënde, uljet dhe ngritjet e tua, cfarë sheh ti tek unë e si e shoh veten tek ty. 
Ufff... Kam përthithur shumë oksigjen kurioziteti.
Më kthehen gërmat në art kur në këtë moment ti bëhesh zaptues i mendimeve të mia, sa që edhe një piktori di t’ja vjedh me fjalë atë cka me shumë mundim ai vizaton me penelin e drejtuar kujdesshëm, kur detajet me sy të përpiktë i mishëroj tek ty!
Vetëm kënga  më robëron...Aty me vjedh ajo, e humbas krejt imunitetin dhe falem viktimë e notave të tua! Isha zotuar se do të isha një këngë, por mbeta në letra e pentagrame të pashkruar. Diku më ke hedhur, jam e sigurtë, si ato cd-të e vjetra që i mbajmë po nuk është nevoja ti dëgjojmë...

Instrumentët nuk i njoh mirë, por kitarës ja njoh cdo tingull. Një herë e kam takuar vetëm, e se di pse e njoha mirë që atë natë.
Eh! E di, jam një romantike e pandreqshme, kapur pas perdeve të mëndafshta ku përballë tashmë, kitarën e ka zënë pluhur i harresës, pse është mekur dreqin?! 

Po s’ka shpirt ajo, nuk të ka ty ta sjellësh në jetë...

Në ato netët e ftohta kur gripi si shall m’u mbështoll, më solle një kuti me plot 50 filma.
- Shikoji të gjithë, i kam parë unë një më një, janë fanstastikë dhe do të shoqërojnë me ndjesi të forta gjatë atyre orëve që do ngatërrohesh të vësh facoletin nën hundë apo nën sy...

Ato filma, sot e kësaj dite, gjenden ende në atë kuti, në dollapin tim!
Kujtimet janë i vetmi peng që i vjedhim kohës dhe  unë jam një hajdute e tyre...
Dua një natë të gjatë dimri të të ulem përballë e të kem një zjarr bubulak që të më ngrohë atë pjesë që m’u ftoh, shpirtin!
Dua një ditë të diel në mëngjes të të rrëfej nën batanijen e ngrohtë ditëve të dhjetorit, atë cfarë kam më të shtrenjtë, shpirtin!
Dua mbrapsht të gjitha orët, ti shpenzoj nën një ritëm që ende nuk është kënduar!
Kam mbledhur një grusht “të shkuarash” e po i jap jetë, se me zemër u ngjallën dhe njëherë të gjitha, të pavdekshme janë, cudi sa shumë mban një shpirt!
Dua një muzikë të mirë, një vijë melodike për impulset e zemrës, të të këndoj refrenin që ja kam mbajtur peng kohës!

Ta dish ti c’pësoj kjo zemër,
Të ta tregoj në cdo detaj...


Desantila
(Dhjetor 2010)







Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...