Skip to main content

Lumturisht e pamartuar!

Kohët e fundit më është bërë shpesh pyetja "Pse nuk je martuar?" Me guxim të madh madje shtojnë  "Nuk ke shumë kohë, vajte 28", thua  ti se etaloni matës për këto gjëra është mosha… Edhe nëse ti ke një të dashur, që nuk ka rëndësi sesi  është, nga vjen dhe cfarë përfaqëson, rëndësi ka “kur do martohesh me të?!” Ka dhe disa pyetje interesante nga shumëllojshmëri individësh që duke u treguar të përfshirë në bisedë të pyesin: "A e sheh veten ndonjëherë të martuar?" " A do të jesh e gatshme për të blerë një shtëpi me vete pa qenë e martuar? " "A ka ai ndonjëherë ndërmënd të të flasi për martesën? " "A ke folur ti ndonjëherë me të për martesën?" " A e di ai se çfarë lloji unaze të pëlqen ty". Një hetuesi e jashtëzakonshme!

Kam vendosur të shpjegoj dhe të flas për shoqet, miket, koleget, familjarët, të dashuruar e të pamartuar!

Dashuria nuk është gjithcka që ju nevojitet. Dashuria është pjesa më e lehtë e një marrëdhënieje, por ka qindra  komponentë të tjerë që dy njerëz duhet të kenë për të qënë në funksion pozitiv të një marrëdhënie. Komunikim, besim, respekt dhe besnikëri(që të gjitha marrin kohë…). Ato kërkojnë energji dhe përkushtim nga të dy. Në gjendjen time personale, kam pasur kaq shumë komponentë të tjerë për të marrë në konsideratë sesa zhvillimin e një marrëdhënie. Mora kohën time dhe u përpoqa ta vë në funksion të një qëllimi që do të jetë i shëndetshëm për një marrëdhënie e cila nuk nxiton të jetë brënda asaj cka unë konsideroj të duhur.

Kam nevojë për pavarësi. Kjo është arsyeja më e rëndësishme që unë nuk jam e martuar që javën e parë që kam takuar një mashkull. E kam të nevojshme t’a përjetoj pavarësinë. Dhe të ndihem e gatshme që në momentin që jam mjaftueshëm e “oksigjenuar” me atë cfarë dua të bëj, aty t’i jap vetes një horizont për një hap më të sigurtë.
Martesa kërkon edhe siguri ekonomike, dhe mos më thoni se mbi të gjitha ka rëndësi dashuria, nuk më rezulton kështu në praktikë nëse në duar do të mbash një fëmijë të paushqyer e ti drejtosh lugën  me dashuri për t’i ngopur stomakun! JO.
 Se në fakt kush nuk do ta donte një unazë me diamante e ta postonte me vrap me nënshkrimin “Game Over Baby", por në botën e sotme duket sikur kjo është më e rëndësishme se vetë zotimi për të martesë.  Lejomëni të jem e sinqertë, martesa është e frikshme, ju jeni e detyruar ligjërisht të jeni pjesë e një personi tjetër përgjithmonë. Martesa duket me të vërtetë e bukur në foto, dasma duket si një shpërthim, por prapaskena që është një angazhim shumë serioz që shpresojmë se do të ndahet me gjithë zemër nga dy persona për dhjetëra vitet që vijnë, nuk është aq e lehtë. Merrni kohë për të folur për të vërteta, të pranojnë se shumë martesa nuk funksionojnë asnjëherë ashtu sic duhet dhe kudo ka ngritje-ulje në momente të ndryshme. Dhe duke e ditur se është në rregull që të jesh e shqetësuar në lidhje me martesën, kjo nuk do të thotë se jeni me personin e gabuar, thjesht dëshiron të marrësh kohë për t'u siguruar që martesa është e drejtë për ty.

I kam dhënë gjithashtu vetes një grimë të hirit në departamentin e martesës. Unë nuk jam e martuar dhe nuk dua të martohem dhe është komplet zgjedhja ime dhe jam shumë e lumtur për këtë. Gjithë jetën time kam qenë në këtë udhë normale për një  një bashkëjetesë pa përfshirë veten dhe “tjetrin” në detyrime ligjore. Nuk e shoh asapak martesën si një gol tjetër që kam nevojë për të arritur, kam kuptuar gjerësisht se momentet më të bukura të jetës nuk kanë përfunduar në institucionin e martesës, nuk ma bën të lumtur ekzistencën dhe qënien time një martesë , të lumtur më bëjnë udhëtimet, castet që kam qeshur me shpirt, dhe cdo gjë që kam bërë e më ka mbushur shpirtin.


Presionet “e botës”, për të bërë një shkollë, një master, për të gjetur një punë, për t’u “rehatuar” me gjetjen e një “burri” nuk më afektojnë aspak dhe me plot gojën do e citoja Ilva Taren në një fjalim që ka mbajtur për TEDx: “UNË NUK I KAM TË GJITHA, POR JAM E LUMTUR"!

DESANTILA


Comments

  1. Kam kërkuar një magji dashurie për të rikthyer gruan time pasi jemi ndarë për 2 vjet. Kam provuar 3 magjistarë të ndryshëm, të cilëve u kam paguar para, por asnjëri prej tyre nuk ka mundur ta rikthejë gruan time. Kjo më bën të dukem e frustruar derisa një shoqe ime më drejtoi te prifti Ogidiga, i cili bëri atë që e quajta magji dashurie. Isha në kontakt me të dhe pas 48 orësh gruaja ime më telefonoi dhe tha se donte të ishim bashkë dhe tani jemi përsëri me vajzën time 8-vjeçare dhe ka më shumë romancë në marrëdhënien tonë. Ju lutem, nëse dikush ka nevojë për një magji të vërtetë dashurie ose është mashtruar më parë, atëherë magjia e priftit Ogidiga është zgjidhja për problemin tuaj në marrëdhënie. Mund ta kontaktoni në MIRACLECENTER110@GMAIL.COM ose në whatsapp +1 (575) 570-1433.

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...