Skip to main content

Rikthehu...


Me ardhjen e vjeshtës, duket sikur gjërat fillojnë të zënë vëndin e vet, caji i ngrohtë në frymën e ftohtë të mëngjesit, një shall të mbështjellë, një drithërime e lehtë rrugës për punë,  një kek të ngrohtë për ta shoqëruar  ditën ëmbël, të gjitha ma bëjnë më të këndshme këtë stinë, e sidomos koha që kaloj më shumë me njerëzit që ma ngrohin shpirtin, në cdo ditë e cdo stinë!

Duke filluar një kapitull të ri me një vizion të ri kupton se ardhmja përbëhet edhe me gjëra të papritura, se e tillë është ndërtuar…: Jeta është një përzierje e vazhdueshme duke ndeshur komoditetin e vjetër me prekjen e të resë, dhe asnjëra nuk është opsion!
Shpesh e gjej veten duke kërcyer në situata të ndryshme sepse vetem me logjikën time e di se ky është pikërisht drejtimi që realisht dua të marr. Por e sheh veten në atë minutë duke u përballur edhe me dyer të mbyllura…. Është pikërisht në këto momente që unë kam kërkuar atë pjesë të rehatisë dhe nostalgjisë që mund të më ndihmojë të zgjoj  dëshirën time pakontrollueshme për të ikur e për t'u fshehur në një vrimë.

Në qoftë se do të isha në pozita rekomanduese , ka shumë gjëra që më kanë ndihmuar të kaloj një natë të qetë vjeshte, larg panikut dhe  brënda aurës së ajrit të ngrohtë!
Për mua "Hachiko", "P.S: I Love You" dhe "Unfaithful" e sigurisht “Sex and the City” që e kam mësuar përmëndësh, e plot të tjerë kanë qenë batanija ime e rehatit gjatë ditëve ku ndjeja një “këputje” prej ndryshimeve dërrmuese.
Çdo film më merr përsëri mbrapsht në një kohë të caktuar dhe ndjej se është kaq bukur të rikthehem aty ku qëlizat e mia drejtojnë momente të bukura . Kur kam parë Hachikon kam qarë, me gjithë fuqinë e shpirtit, më dhimbsjen e një individi që përtej prekjes së putrës të një qeni, u ndje e pafuqishme me gjithë fjalët e botës për të shprehur atë që Hachiko e bënte me një vepër.  Rënia e shiut, rendja me vrap drejt kapjes së autobusit, pijet me miqtë në orët e vona… Një rezonancë kujtimesh në një minutë!

Kam kuptuar se nuk ka rëndësi se çfarë bëjmë, jeta është e paparashikueshme. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, por në kohë ajo mund të jetë më pak e kënaqshme. Kam gjetur e rishikuar këto copa të padëmshme të kulturës po prap “familjariteti” është çelësi për të përqafuar të panjohurën. Nëse diçka e thjeshtë si një film të sjell gëzim, çfarë të keqe ka t’I rikthehesh prap?! Shpesh herë e kam veshur veten si Carrie Bradshaw, e prap me kënaqësi do të qaja lotët e dështimit të dasmës së saj, ashtu si edhe shkretëtirën e Lindjes së Mesme me ekzaltimin e mikeshave të zemrës.
Debatoj ngahera nëse rileximi i një libri apo rishikimi i një filmi konsiderohet humbje kohe. Ka aq shumë për të konsumuar dhe aq shumë për të biseduar rreth një libri sa herë ta lexosh,e rreth një filmi sa herë ta shohësh. Unë e deklaroj se dashuria ime për "Sex and the City"  është një kënaqësi  e pafajshme, por unë nuk do të ndjehem kurrë  fajtore për këto gjëra të thjeshta që më ndihmojnë të ndihem e bazuar në pasionet e mia.


Për ty, për ju, për mua, dhe të gjithë ata që emocionet që shoqërojnë ndryshimet i kanë të forta, përdorni përsëri një libër të cmuar, një film,  një këngë, ose shfaqje televizive që ju risjell gëzim. Jeta nuk duhet të ketë gjithmonë lidhje me rritjen e vazhdueshme dhe zgjerimin e kapacitetit. Ne të gjithë kemi momentet tona të që na kanë rikthyer pas, për të na ushqyer me lugë mjalti për një të nesërme…

Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Ne pa ty!

Unë them e bardhë! Ti thua e zezë! Unë them po vij. Ti thua unë po iki! Dhe kështu jeta ime ka gjithmonë ngjyra ndërsa e jotja bardh e zi. Sa më shumë të kërkoj aq më larg shkon ti, dhe kështu ditët e mia mbeten peng i dëshirave, ndërsa ti një njeri që ende nuk di vlerën e një dhurate të shtrenjtë, jetës! Unë them ndjej, ti thua harro. Unë zgjas dorën, ti mbyll grushtin. Dhe kështu hapësira mes nesh bëhet mur, një mur që më mban larg teje, por jo larg ëndrrave të mia. Ti jeton në hije, unë jetoj në dritë, ti zgjedh të ikësh, unë zgjedh të mbetem. Unë shikoj qiellin dhe shpresoj për një moment se gjërat nuk do të jenë gjithmonë kështu, ti shikon rrugën dhe ikën nga çdo pritje. Netët e mia janë të mbushura me heshtjen e dritave të vogla të yjeve ndërsa ditët e tua kalojnë pa e kuptuar bukurinë që të rrethon. Ndjej tingujt e shpresës, ti ndjen zhurmën e boshllëkut. Sa më shumë përpiqem të të afroj, aq më shumë largohesh, dhe ndonjëherë mendoj se ndoshta kjo është mënyra jote të jesh, të ...

Një herë e një jetë

Thuhet se diku, në një vend që nuk gjendet në asnjë hartë, ka njerëz që jetojnë ndryshe. Ata nuk ecin me ngut, nuk rendin pas kohës, nuk mbajnë në zemër pesha që nuk janë të tyret. Ata zgjedhin të jetojnë si në përralla, jo për të shpëtuar nga realiteti, por për ta ndriçuar atë nga brenda. Në atë botë, mëngjeset nuk nisin me alarm, por me një rreze që përkëdhel qepallat. Çdo ditë është një faqe e bardhë ku nuk shkruhen detyra, por ngjyra dhe sytë e njerëzve nuk janë për të gjykuar, por për të parë thellë, atje ku fillon drita. Në këtë përrallë që duket si ëndërr apo ëndërr që duket si jetë nuk ka udhë të qarta, por ka një ndjesi që të çon gjithmonë aty ku duhet. Është zëri i butë i zemrës që të thotë “ndalu këtu, këtu je mirë”. Dhe kur ndalesh, gjithçka merr kuptim edhe gjethet që bien kanë histori, edhe erërat që fryjnë mbajnë fjalë që askush nuk i ka thënë ende. Njerëzit atje nuk janë të përkryer, por janë të vërtetë. Ata dinë të qeshin me lot, dhe të qajnë pa turp. E dinë që jeta...