Skip to main content

Përgjithmonë!

Marrëdhënia njerëzore më e mirë që kam pasur ndonjëherë në jetë me një mashkull, është ajo me babain tim!

Është ai njeri që ka hyrë në jetën time dhe është zotuar për të mos u larguar asnjëherë prej saj. Ose më saktë, kam hyrë unë në jetën e tij… Dhe ndryshe nga djemtë e tjerë, shok, miq,  që kanë ecur me ne në jetën tonë, babai  kurrë nuk të ka braktisur dhe kurrë nuk do ta bëjë.  Ai për asnjë arsye në botë nuk heq dorë nga mua, nga ty, nga të gjitha ne vajzat e babit që edhe pse shpesh herë me reagime adoleshente jemi treguar hakmarrëse me fjalë të forta.

Babi im dhe unë, kemi një sens  humori kaq të çuditshëm, të vështirë, dhe ndoshta edhe të papërshtatshëm ndonjëherë kur e shoqërojmë me ironi, por kjo është mënyra  jonë. Dhe pavarësisht nga kohët e vështira që mund të këmi kaluar e situatave që jemi përballur, prap ndjenja e humorit (që është e jona)  ka ndërtuar  kështjellën e saj në aureolën e marrëdhënies tonë.

Lidhja jonë është e fortë  që nga fillimi. Edhe pse shumica prej jush më thërret Tila, ai personalisht e ka zgjedhur emrin tim të plotë: Desantila. Unë mund të kem modeluar veten me dy duart e mia, në sjellje, reagime, situate, në cdo aspekt të jetës, jam formatuar e ndërtuar si njeri, por babai im ishte aty kur mora hapat e parë në jetë.


Jam rritur, kam ndryshuar, jam një zonjushë e formësuar me një karakter të fortë, duke mos u afektuar aspak nga diferencat gjinore që rëndom ndodhin në shoqërinë tonë, me një siguri të veshur që në vogëli se, si vajzë e babit, jam ushqyer me parimin : je e pavaruar dhe liria jote duhet të eci dorë për dore me mendimet e tua, bëhu zëri yt i dëgjueshëm, dhe jo ajo cfarë dikton shoqëria, ki besim, mos bëj keq dhe mos kërko të drejtën tënde, drejtoje ti tavolinën!



Disa gjëra, megjithatë, kanë mbetur konstante, si humori  ynë që është kështjella ime. Sepse pa marrë parasysh se kush ka hyrë dhe ka dalë në jetën e tij, unë isha aty (dhe anasjelltas). Pavarësisht nga statusi i tij,orët në punë, lodhjen mendore, angazhimet personale, kurrë nuk më ka lënë pas dore.
Babai im do, dashuron! Unë jam prova e parë në jetë që kjo që them faktohet. 

Cdo të shtunë e të diel, herët në mëngjes, më sjell makiaton time me shumë qumësht duke më pyetur se si kam fjetur... duke më thënë se kam një croissant të ngrohtë me cokollatë në tavolinë... Duke me përkëdhelur sedrën me cdo ledhë të mundshme që vizioni i tij ndërton duke e lënë pas në kohë moshën që unë e kam, por duke më trajtuar si një vajzë që vazhdimisht ka nevojë për përkujdesje dhe vëmëndje...

Është e çuditshme që në njëfarë mënyre njerëzit janë habitur dhe kanë vërtetuar se sipas një studimi është provuar psikologjikisht se ne priremi të gjejmë njeriun e rëndësishëm të jetës, që mbart të njëjtat cilësi me prindërit tanë. Por, më thuaj….

si mund të mos e duash një njeri si babai yt?

Pavarësisht se kush hyn në jetën time, së bashku me premtimet për të qëndruar, ka tashmë një burrë në jetën time i cili ka arritur të ma rrëmbejë fjalën PËRGJITHMONË.
Kjo është arsyeja pse, marrëdhënia ime e preferuar me një burrë është ajo që kam me babain tim, sepse  ajo është fjalë për fjalë, një marrëdhënie përgjithmonë, e imja, e jona!


Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...