Skip to main content

Fjalët e (pa)thëna!

Çfarë nuk thatë dje? A kishte gjëra që do të dëshiroje t’i thoje, por nuk e bëre? A e mbajte veten “peng” të fjalëve që i ruajte për një mundësi tjetër? Mua më ndodh zakonisht, kur nuk reagoj në moment, me kalimin e kohës, ndryshoj mendim dhe sikur i harroj pak nga pak e ndoshta i largoj prej mëndjes përgjithmonë.
Në fakt ka fjalë dhe mendime që nuk mund t’i ruash duke ndërtuar një rezervë për t’i pasur  për një datë të mëvonshme. Fuqia e tyre, efekti i tyre balsamues, shpejt zhduket me mospërdorimin e tyre. Ata kanë efekt të fortë vetëm në momentin që janë të destinuara të thuhen. 
Por ka mësime në heshtjen që ke lënë.

Në jetë njohim shumë njerëz, e bëjmë shumë miq, disa i kemi dhe i ruajmë fort, disa i humbasim gjatë rrugës e  disa na humbasin.
Megjithatë, jo çdo mik që do të bësh në jetë do të qëndrojë përgjithmonë - një realitet i ashpër, por i vërtetë. Ka një shprehje që thotë: Ne u takuam për një arsye, ose je një bekim ose një mësim. 
Ti "qëllove" të jesh mësim, e sot do shkruaj si “nxënëse”.
Mos lejo besnikërinë të bëhet skllavi juaj – kurrë mos bëj  kompromis për respektin ndaj vetes.
“Ndërsa unë jam larg nga të qënit e përsosur, unë kam një krenari për veten dhe për atë cfarë përfaqësoj. Unë jam një mikeshë që shpesh herë mund të më ngatërrojnë me një pjestare të familjes tënde, të jem aty për ty kur ke nevojë në orën 4 të mëngjesit ose të të ju dërgoj një "kuti me diell" kur ti ndihesh gri. Dashuria ime për ty është e pakushtëzuar, dhe unë gjithmonë do të jem aty për ty.”
Megjithatë, kur dikush nuk ua kthen llojin e miqësisë që u ke dhënë, është koha për të thirrur brënda vetes  atë  “shpërblimin” që duhet. Mos lejo që besnikëria të bëhet skllav. Mos lejo angazhimin tënd për të qenë një mik i mire të bëhet pranga për zemrën dhe të dëmtojë shpirtin tuaj. Kurrë mos bëj  kompromis për respektin ndaj vetes dhe duhet të dish kur “mjaft është mjaft.”
 Njihi njerëzit nga veprimet e tyre, e jo fjalët e tyre.
Një nga gjërat e shëmtuara është të të thuhet dicka e të veprohet ndryshe, përvecse të bën gënjeshtar, të bën të humbasësh atë besim që ndërtohet me kohën. Nuk jam duke thënë se unë kurrë”nuk kam bërë një premtim që  nuk mund të mbaj dot”, por unë kurrë nuk kam dështuar për të mbajtur një premtim pa një shpjegim apo arsyetim për veprimet e mia dhe duke qenë e sinqertë në lidhje me të. Në qoftë se ti në momentin e fundit më thua se nuk mundesh të vish tek unë në ditën time më të keqe, pasi i dashuri yt sapo është kthyer nga një darkë e do ta shohësh sepse të ka marrë malli, në rregull, unë e kuptoj! Por mos qëllimisht po gënjen veten?! ...unë isha ajo që me ty e mallkova atë individ sepse të tradhëtoi!
Mëso t’i karakterizosh njerëzit me veprimet e tyre, jo fjalët e tyre. Nëse keni se një mik i cili është vazhdimisht premtues dhe kurrë nuk jep asgjë, është koha për të pranuar se ky model nuk do të ndryshojë, por do të vazhdojë të jetë i njëjti gjithmonë…
  
Ju keni të drejtë të ndërprisni marrëdhëniet toksike.
Duke u larguar nga një miqësi që nuk sjell asgjë të mirë, nuk është e gabuar; por kjo do të thotë se je një person i fortë për ta bërë këtë. Të jesh në gjendje të pranosh se ky person nuk është i keq për veten, por nuk sjell asgjë të mirë për ty, për miqësinë që keni, përkundrazi, ndikon me cdo qelizë negativisht, je plotësisht i lejuar për të ndërprerë marrëdhënien toksike. Duhet respektuar vetja mjaftueshëm për të lënë pas njerëzit dhe situatat qëcdo gjë që ofrojnë nuk janë në një mënyrë pozitive. Ja vlen shumë të kujdesesh për miqësinë, por nuk mund të shkatërrosh veten për hir të dikujt tjetër, sidomos kur ju e dini se ata nuk do të bënin të njëjtën gjë për ju.
I dashur ish-mik,
gjithmonë do të kesh një vend të veçantë në zemrën time. Megjithatë, nuk do të kesh fuqinë për të kontrolluar dhe për të më shkatërruar në formën që bëre. Mund të jem egoiste  dhe  e pafalshme, por unë nuk të kam borxh një shpjegim.
Unë nuk i refuzoj mendimet e mia lidhur me askënd, nuk kam pengje, por kam heshtjen. Energjia e trazuar e saj më ka liruar mëndjen duke të të lënë ty në errësirën tënde.

 Desantila

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...