Skip to main content

Je një cmenduri e ëmbël!

Më numëro gjithë gjërat që dashuron në jetë, të gjitha ato që të bëjnë të zgjohesh cdo ditë me një motiv... Mos harro të numërosh veten në fillim, ti je të gjitha! Ti je një stinë e hidhët, je vjeshtë, je i artë, je qiell i mprehtë gri gati ne shkrepëtimë!
T'i dua detajet, ato të voglat e mëdha që vec ti ke aftësinë të mi shquash.
Ti je i grithët me një copëz të vogël qiell e det në sy, ti të përpin në gjithësinë tënde.

Bota nuk na përket, as nuk është e jona, as ne nuk jemi të saj, por unë e di se cfarë bote ka një zemër brenda! E di se po të mos ishe pjesë e saj, gjysëm e vrarë do të jetoja në heshtje.
Nuk e di nëse do të zgjohemi nesër në shtretër të tjerë e fytyra të tjera do të duam, di vetëm që sot, në këtë moment, dua të të dua! Le të ketë dallgë e stuhi, do të notoja tek ty edhe sikur t'a di se do të jem notare e vetme. Ti m'a cliron shpirtin, si e dlirë zhvishem në ajrin tënd, nuk jam ajo që kam qënë para se të të njihja ty!

T'i dua detajet, ato të voglat e mëdha që vec ti ke aftësinë të mi shquash! Me një fjalë të vetme m'a vesh në 100 ngjyra shpirtin. Ti më ke bërë të fortë, m'a ke bërë natën ditë dhe zhurmat heshtje! Ti m'a vret dhembjen, je pikëza lumturie nën një cati që mbart kokëulur edhe pendime, je një shpërthim që të jep të dridhura frike der në palcë por në qiell ke ndezur spektakël ngjyrash në fishekzjarre!

 
Je një cmenduri e ëmbël që do ta ripërsërisja cdo ditë e prap në cdo rënie do kapesha pas atij momenti që më bën të ngrihem prap! Unë nuk di më c'emër të të ve as forma për të të dhënë...

Kur të numëroj si të patjetërsueshëm, mos harro, bota nuk na përket, as nuk është e jona, as ne nuk jemi të saj, por unë e di se cfarë bote ka një zemër brenda! E di se po të mos ishe pjesë e saj, gjysëm e vrarë do të jetoja në heshtje...

Comments

Popular posts from this blog

Dashuria të ngrihet në këmbë!

Po venitet dashuria. Jo ajo që përmendet në vargje të zhurmshme, por ajo që merr frymë mes njerëzve, që dridhet në heshtje kur sheh dikë të lënduar, që rri e përulur në qoshe shpirtrash të ndrojtur. Ajo dashuri e thjeshtë, e ndjerë, që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, po tretet si një aromë e vjetër që askush nuk e ndien më. Po shndërrohet në kujtim, në një ndjesi që njerëzit përmendin me mall, por nuk e përjetojnë më. Njerëzit janë bërë të ngurtë, sikur cdo ndjenjë t’i rëndojë. Flasin për dashurinë, por pak kush e njeh. Shumë duan të duken të dashuruar, pak duan vërtet. Zemrat janë kthyer në mjegull, të lodhura nga pritjet, nga zhgënjimet, nga mungesa e butësisë. Dhe kështu dita-ditës ndjeshmëria zbehet ndërsa shpirtrat mbeten bosh, si shtëpi pa dritë. Njerëzit nuk besojnë më në përqafime të sinqerta, sepse janë mësuar me duar që prekin, por nuk ndiejnë. Nuk besojnë më në fjalë, sepse janë lodhur nga ato që tingëllojnë bukur, por peshojnë pak. E kemi harruar gjuhën e syve, përkëd...

Babait të ardhshëm të vajzës që dua të kem!

Të lutem, duaje. Kur të kthehem pas vizitës time të parë nga gjinekologu pasi të më ketë thënë se është vajzë, të lutem gëzohu. Nëse ka ndonjë këshillë që do të ta jepja edhe në emër të tim eti, është: gëzohu pamasë se të jesh i sigurtë do jesh pika e saj e dobët. Kur të jemi në dhomën e spitalit dhe doktori të ta japë ta mbash në krahët e tua për herë të parë, të lutem premtoi se do ta duash më shumë se unë, kjo është shpërblimi që meriton t’ja thuash pas 9 muajve që une do t’a kem mbajtur. Ajo nuk do jetë gjithmonë e vogël, kështu që jam e sigurtë që kur të rritet do t’a kujtojë mirë puthjen në dorë prej princeshe që ti do t’a bësh ritual. Kur ajo të vijë në shtëpi nga shkolla e të bërtasë se shoqja e saj e ka sharë për modelin e ri të flokëve, edhe pse mund të të duket një muhabet gocash, më beso se pasi t’i kesh thënë se ajo duket shumë e bukur, një detaj i tillë do t’a bëje atë të mbështetet fort tek ty duke e veshur me vetëbesim. Bëji një natë palacinkat e saj m...

Edhe një herë

Ka caste kur njeriu dëshiron vetëm edhe një herë. Jo një jetë tjetër, jo një mrekulli të madhe, por një herë të vetme, një sekondë më shumë, një mundësi të vogël që duket e parëndësishme në dukje, por që për të është gjithcka. Edhe një herë të zgjohesh në mëngjes pa ngut, duke dëgjuar zhurmën e qetë të një dite që ende nuk ka filluar. Ajri i parë që mbush mushkëritë s’është thjesht frymë, por kujtim i gjallë i gjithë asaj që ka humbur dhe i gjithçkaje që ende pret të ndodhë. Edhe një herë të shohë dikë në sy, pa maska, pa fjalë të tepërta, pa frikë se koha do t’ia marrë. Një shikim që nuk ka nevojë për shpjegime, sepse kuptohet në heshtje. Edhe një herë të ndjejë aromën e kafes së freskët, ose erën e shiut në rrugët bosh. Këto gjëra të vogla, që në ngut e lodhje harrohen, janë ato që kthehen në pasuri të pamatshme kur njeriu kupton se koha nuk i jep pafund. Edhe një herë të qeshë me shpirt, ashtu sic qeshin fëmijët, pa menduar për çfarë do të thotë bota, pa ndjerë peshën e barr...